Home / Aktualitet / Kthehet në tokë anija kozmike e “Space X”, me 4 astronautë

Kthehet në tokë anija kozmike e “Space X”, me 4 astronautë

Pas 167 ditësh në hapësirë, periudha më e gjatë e një misioni amerikan që prej vitit 1967, astronatutët e  “Dragon” dhe “Crew-1” janë kthyer në tokë.

Katër astronautët që punuan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës janë: Shannon Walker, i cili ishte dhe komandues i stacionit orbital, Michael Hopkins, Victor Glover dhe japonezi Soichi Noguchi.

Stafi i “Dragon” hapi parashutën e tij dhe u ul siç ishte planifikuar, bëri me dije NASA. Astronautët janë rikuperuar dhe pas ekzaminimeve të para mjekësore ata do të nisen drejt Hjuston.

“Mirësevini në shtëpi Victor, Michael, Shannon dhe Soichi dhe urime teknikëve të NASA dhe SpaceX të cilët kanë punuar për të siguruar një kthim të sigurt”, tha administratori i ri kryesor i agjencisë amerikane të hapësirës, ​​Bill Nelson./Opinion.al

Check Also

Aksident në Itali, plagoset rëndë shqiptari

Një aksident rrugor ka ndodhur në Itali në zonën e Cingolit, me pasojë plagosjen rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 9 =