Home / Aktualitet / KSHZ pritet të shpallë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve

KSHZ pritet të shpallë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve

Pas vendimeve mbi paditë të dorëzuara nga partitë politike në Gjykatën Administrative lidhur me zgjedhjet, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve këto ditë duhet t’i publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe t’ua kthejë vendimet deputetëve të rinj të zgjedhur, të cilët më së voni më 4 gusht do të duhet të mblidhen në seancën konstituive në Kuvend.

Sipas Kushtetutës më pas fillojnë të rrjedhin afatet prej 10 plus 20 ditëve për formimin e Qeverisë së Ardhshme.

Sipas Kushtetutës, përbërja e re parlamentare duhet të formohet në seancën konstituive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Atë e thirr kryeparlamentari i përbërjes së kaluar parlamentare, ndërsa nëse një gjë të tillë nuk e bën ai, atëherë deputetët vetë mblidhjen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21, numëruar që nga dita e zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës, pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti i Shtetit në afat prej 10 ditësh duhet t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, partisë apo partive që kanë shumicë. Mandatari ka afat 20 ditë që ta formojë Qeverinë dhe nëse nuk e arrin një gjë të tillë, atëherë mandati i kalohet partisë së dytë me më së shumti mandate në zgjedhje.

Sipas rezultateve jozyrtare më së shumti mandate në zgjedhjet e 15 Korrikut ka fituar Lidhja Social Demokrate, gjegjësisht 46 mandate, më pas VMRO-DPMNE 44, BDI 15, Kalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate, Partia “E Majta” 2 dhe PDSH 1 mandat.

Deri në formimin e Qeverisë, vazhdon të mbetet në funksion Qeveria Teknike e udhëhequr nga Oliver Spasovski, por pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, duhet të tërhiqen 5 zëvendësministrat shtesë dhe ministri teknik i punëve të brendshme Naqe Çulev.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, me MPB-në do të udhëheq zëvendësministri aktual, Agim Nuhiu, ndërsa me Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale, zëvendësministri, Gjonul Bajraktar.

Check Also

“Lehtësia shpërfillëse e vrasjeve të shumëfishta”

Nga Fjolla SPANCA- Të shkruash mbi vrasjen duke i transformuar imazhet nëpërmjet justifikimeve të bujshme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − thirteen =