Home / Aktualitet / Kryqëzimi i Porcelanit, dy makina përplasen “kokë më kokë”

Kryqëzimi i Porcelanit, dy makina përplasen “kokë më kokë”

Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident, ku dy makina janë përplasur mes tyre “kokë më kokë”, dhe njëra ka përfunduar e përmbysur në rrugë. Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Porcelanit në rrugën Hoxha Tahsin në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm. Dy makina një tip Ford me targa AA 745 AV dhe një mjet tip Volkswagen me targa AA 346 UU, janë përfshirë në aksident. Përplasja ka qenë e fortë, pasi mjeti tip Ford ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Ende nuk dihen detaje të tjera nga aksidenti apo nëse ka të plagosur.

/rtsh.al

Check Also

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Moti në orët e para të mëngjesit të sotëm do të jetë me vranësira mesatare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − one =