Home / Aktualitet / Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë vlerësohet me titullin “Mirënjohje”

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë vlerësohet me titullin “Mirënjohje”

Në kuadër të një vizite në kryeqytetin e shtetit amë Tiranë drejtuesit e lartë të Bordit të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës (SHGSK), të kryesuar nga presidenti  Edmond Thaçi, patën takim me drejtuesit kryesorë të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), përkatësisht, kryetarin Aleksandër Çipa dhe sekretarin e Përgjithshëm Xhovan Shyti.

Në përbërje të grupit përfaqësues të Bordit ishin, gjithashtu  sekretari i Përgjithshëm i SHGSK, Artan Muhaxhiri, zvendës Presidenti Jon Ajeti, Ejup Llumnica, anëtar i Bordit, si dhe Mirand Karamani e Milaim Krasniqi, drejtues  programesh sportive në Radio Kosova.

Ndërkohë që  palët respektive shkëmbyen përvojën e deritanishme, duke i ofruar njeri tjetrit eksperienca ndihmuese, kokluduan se bashkëveprimi dhe unifikimi i veprimtarive do të jenë kontributi më i vlefshëm për afrimin midis palëve homologe.

Takimi u vlerësua si hapi i parë i hedhur në këtë fushë, kurse në mbyllje të tij presidenti i SHGSK i dhuroi z. Aleksandër Çipa çertifikatën “Mirënjohje” për gjithsa organizata Unioni i Gazetarëve Shqiptar, i drejtuar prej tij, ka kontribuar në afrimin midis gazetarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Vizita në Tiranë e drejtuesve të SHGSK, që përfaqëson shoqatat dhe organizatat e gazetarëve sportiv të Kosovës, kishte si mision vendosjen e kontakteve me homologët e Shqipërisë, ku Unioni i Gazetarëve Shqiptar është zëri më i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve.

Jehona e veprimtarive të UGSH është e ndjeshme jo vetëm brenda por edhe jashtë kufijve të vendit, ndërkohë që një serë institucionesh presticioze ndërkombëtare kanë dhenë vlerësime pozitive në adresë të organizatës që vijon të mbetet referencë jo vetëm për reagimin në kohë ndaj cenimit të lirisë mediatike etj., por edhe  për ofrimin e të dhenave që lidhen me situatën sociale në të cilën veprojnë gazetarët shqiptarë./ Arberianews.net

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =