Home / Kryesore / Kryeparlamentarja e Kosovës: “Nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, sepse besoj se ne kështu e braktisimim vullnetin e qytetarëve tanë”

Kryeparlamentarja e Kosovës: “Nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, sepse besoj se ne kështu e braktisimim vullnetin e qytetarëve tanë”

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani nga LDK ka shprehur qëndrimin e saj kundër  partisë së saj, e cila kerkoi rrëzimin e Qeverisë “Kurti”.

“Veprimet e pa matura politike, në këtë kohë kur qytetarët po përballen për jetë a vdekje unë asnjëherë si pranoj e as si përkrah. Si kryetare e Kuvendit jam përpjekur që ta mbroj secilin parim politik, e secilën fjalë të dhënë para qytetarëve tanë. Unë besoj se Qeveria ndërmjet partisë sime dhe VV-së ka qenë e zonja ta luftoj korrupsionin, dhe këtë e ka dëshmuar në këto pak ditë. Prandaj nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më tepër në këtë kohë të rëndë për qytetarët sepse besoj se ne kështu e braktisimim vullnetin e qytetarëve tanë”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja iu kundërpërgjigj edhe deputetëve të partisë së saj, të cilët thanë se Osmani nuk paraqet qëndrimet e partisë tek e cila aderon.

Osmani  pohoi se përfaqësom vetëm zërin e qytetarëve të Kosovës të cilët besuan në “qeverinë e shpresës”.

Kur i dëgjoj disa se unë nuk shpreh qëndrim të LDK-së mua thjesht jo që më kujtohen fytyrat e secilit në ato tubime, por më kujtohet se unë në çdo pikë qëndrimin e kryetarit të LDK-së e kam respektuar. Prandaj tash po e citoj kryetarin e partisë sime “jo, jo ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin e nuk mund ta luftojnë asnjërën.., ata duhet të shkojnë në lavazh të pastrohen mirë brenda e jashtë por jo të qeverisin me Kosovën, e kishin fjalën për partitë e PAN-it. Ata nuk kanë ndryshuar prandaj as unë nuk kam pse e ndryshoj qëndrimin për ta”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani.

Check Also

Vaksina “provë” kundër Covid-19 në SHBA/Eksperti nga Qendra për Kërkime Farmaceutike: Më e rëndësishmja që kemi bërë ndonjëherë…

Studiuesit amerikanë kanë nisur një tjetër provë të një vaksine eksperimentale për COVID-19, duke përdorur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =