Home / Kryesore / Kryeminstri grek zbulon axhendën e takimit me Ramën, ja çfarë thuhet për “çështjen e detit”

Kryeminstri grek zbulon axhendën e takimit me Ramën, ja çfarë thuhet për “çështjen e detit”

Në ditët në vijim do të mbahet forumi “The Economist” në Greqi, ku pjesë do të jetë kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, gjatë një konfeence për mediat, ku foli për tensionet me Turqinë, njoftoi se gjatë forumit, do të takohet me Ramën dhe Zaev.

I ndalur te kryeministri Rama, Mitsotakis tha gjatë konferencës për shtyp se me të do të trajtojë çështjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërise, më konkretisht do të diskutojnë për zonën ekonomike ekskluzive mes dy vendeve.

“Do të bisedojmë pasi kemi çështje për të zgjidhur, jemi fqinjë dhe me besim të mirë tek njëri-tjetri. Do të ulemi në dialog me z. Rama dhe do të flasim për zonën ekonomike ekskluzive”,-tha Mitsotakis.

Check Also

VIDEO-SKANDALI / Doktoresha e njohur e QSUT futet live në Facebook dhe bën denoncimin e fortë!

Doktoresha e njohur e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, Monika Fida, ka bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + two =