Home / Kryesore / Kryeminster e ke per detyre te informosh per vizitat

Kryeminster e ke per detyre te informosh per vizitat

Nga Enver ROBELLI –

Zyra e kryeministrit e ka për obligim të njoftojë opinionin mbi agjendën e kryeministrit. Refuzimi për të informuar opinionin mbi itinerarin e kryeministrit, është sjellje arrogante dhe aspak shtetërore. Kryeministri nuk është person privat, rrjedhimisht qytetaret dhe qytetarët e vendit duhet ta dinë ku gjendet dhe çfarë agjende ka.

Ai mund të shkojë edhe për pushime kudo ku ia mbulon xhepi, është çështje private e tij, por edhe për këtë duhet të ketë njoftim zyrtar. Pastaj: a ka pasur njoftim paraprak zyrtar që kryeministri po shkon për vizitë në Greqi? Tani ka supozime se gjendet në Francë. E vërtetë apo jo? Ka edhe raste të tjera kur zyra e kryeministrit thjeshtë ka dështuar të njoftojë për agjendën e tij.

Qeveria nuk është OJQ e tipit Kosova Action Network. Ky kryeministër ka fituar votat me premtimin se do të sillet ndryshe nga paraardhësit e tij. Se si janë sjellë paraardhësit e tij, dihet: njëri i ftuar nga kushedi kush sorollatej alpeve të Zvicrës, tjetri e vizitonte pak edhe rrobaqepësin në Vjenë, pas takimeve sekrete për “korrigjimin e kufijve”.

Check Also

“Perëndimi” kap 14.3 kg kokainë, arrestohet drejtuesi i mjetit. Detajet nga operacioni

Një sasi prej 14.3 kg kokainë u kap sot në Portin e Durrësit, por droga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 8 =