Home / Aktualitet / Kryeministri reagon pas sherrit në Elbasan, sulmon ashpër Bashën

Kryeministri reagon pas sherrit në Elbasan, sulmon ashpër Bashën

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një shfaqje vulgare dhe degradim të opozitës sherrin e sotëm që ndodhi në qytetin e Elbasanit midis mbështetësve të dy palëve.

Kryeministri e sulmoi ashpër kundërshtarin e tij Bashën, duke e quajtur një kukull në dorën e ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Meta.

“Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!

Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!” shkruan Rama.

Një konfrontim fizik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit midis mbështetësve të PS-së dhe PD-së, pasi orari i mbërritjes së Ramës dhe Bashës në Elbasan për festën e Ditës së Verës ka qenë pothuajse i njëjtë. Teksa Basha u prit me brohoritje nga mbështetësit e tij, janë dëgjuar edhe thërritjet “Rama ik”. Në fakt kjo thirrje u dëgjua edhe gjatë kalimit të kryeministrit.

Check Also

Një film tronditës: “The Dissident” (Disidenti)

Nga Enver ROBELLI –   Më 2 tetor 2018 gazetari saudit Xhamal Kashogi hyri në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =