Home / Aktualitet / Kryeministri Rama pritet me këngën e Enver Hoxhës në Gjirokastër

Kryeministri Rama pritet me këngën e Enver Hoxhës në Gjirokastër

Kryeministri Edi Rama është pritur me një këngë të ngjashme me ato që i këndoheshin diktatorit Enver Hoxha, ditën e sotme në Gjirokastër.

Teksa ecte në rrugën e Gjirokastrës, anëtarë të grupit polifonik i kënduan “Mirësevjen Edi Rama burri që bën historinë”, ndërsa ky i fundit ia ktheu me modesti “Jo, m jo, faleminderit!”

Rama nuk qëndroi gjatë për të dëgjuar këngën e plotë, por ka zgjedhur të largohet pasi i ka përshëndetur artistët.

43 vite pas vizitës së diktatorit Enver Hoxha në vendlindjen e tij, në qytetin e Gjirokastrës, kënga origjinale e kënduar nga Grupi i të rinjve është ripërpunuar kësaj here për kryeministrin Edi Rama.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + fourteen =