Home / Kryesore / Kryeministri Rama ndryshon pas pak ditësh kabinetin

Kryeministri Rama ndryshon pas pak ditësh kabinetin

Nga Anisa Muçaj

Janë të pakta ditët që na ndajnë nga shpallja e lëvizjeve të reja që do të ndodhin në kabinetin aktual qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Burime nga PS dhe nga administrata e lartë qeverisëse, bëjnë të ditur se në zyra dhe takime të ngushta të krerëve të shumicës socialiste, po diskutohet për një riorganizim elektoral. Takimi me Grupin Parla,mentar socialist që u zhvillua gjatë kësaj jave në Qytetin e Peshkut në Elbasan ishte paralajamërimi I kësaj lëvizjeje dhe shenja zyrtare për ristrukturimin electoral të PS-së.

Ish ministry I Shëndetësisë Ilir Beqaj në një koment të tij në Televizionin Publik  u shpreh sot se :” Nuk e përjashtoj mundësinë e ndryshimeve në qeveri, edhe pse kanë mbetur 7 muaj deri në datën e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve. Deputeti Beqaj shtoi se puna në greupin e PS ka nisur dhe se do të ketë dhe një përshtatje në marrëdhëniet e grupit parlamentar me qeverinë.

Zyrtarizimi I strukturës politike për fushatën zgjedhore dhe emërimi I të deleguarve nëpër qarqe si drejtues politikë, ka krijuar edhe perceptimin e parë për emrat dhe zëvendësimet e reja në kabinetin qeveritar të kryeiministrit Rama. Sipas zërave Brenda PS-së dhe nga zyrtarë të administratës së lartë socialiste pritet që Brenda javës së ardhshme të zyrtarizohen lëvizjet në kabinetin qeveritar. Sipas tyre, mësohet se do të lëvizin ministrat më të rëndësishëm të cilët  shërbyen në këto poste duke mbetur në profil të ulët politik. Ministrja Belinda Balluku është e para që largohet nga detyra. Së bashku me të edhe ministrja Etilda Gjonaj, Besa Shahini,  Sandër Lleshaj, Gent Cakaj, Blendi Klosi, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj, Eduard Shalsi.

Ndërkohë të projektuar për lëvizje dhe ardhje në kabinetin e rikompozuar qeveritar të kryeministrit Rama janë Elisa Spiropali e cila pritet të shkojë ministre e Arsimit ose e Jashtme, Alket Hyseni bëhet ministër i Brendshëm, Damian Gjiknuri rikthehet ministër iMbrojtjes, Blerina Gjylameti ministre e Infrastukturës dhe Energjisë, Mirela Kumbaro ministre e Fatkeqësive, Adnor Shameti ministër i Drejtësisë. Etj.
Lëvizjet ende të pakonfirmuara janë fjalë e ditës nëpër mjediset e brendshme të PS-së dhe të selisë së Kryeministrisë.

Marrë nga Arberia News

Check Also

DW: Rama në Berlin, nuk pritet nga Merkel, as nga drejtuesit e CDU

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 13 =