Home / Aktualitet / Kryeministri Rama, inspektoi ndërtimin kabinave elektrike në Tiranë: Në 7 vjet kemi investuar më shumë se sa është bërë në dekada

Kryeministri Rama, inspektoi ndërtimin kabinave elektrike në Tiranë: Në 7 vjet kemi investuar më shumë se sa është bërë në dekada

Kryeministri Rama, inspektoi sot ndërtimin e disa fidrave dhe kabinave të reja për furnizimin me energji elektrike në Tiranë. Ai tha se investimet e reja të qeverisë, do të garantojnë reduktim të humbjes së energjisë. Kreu i qeverisë, tha se në 7 vjetët e fundit, janë bërë më shumë se sa është bërë në dekada të tëra.

“Nënstacioni i ndërtuar në vitet 60 nuk i ishte vënë dorë prej 30 vitesh, ndërsa prej një viti ka nisur puna me shtimin e transformatorëve të rinj dhe fiderave të rinj, ku deri në fund pritet të zëvendësohen edhe 4 fiderët e fundit të rinj të linjës 20 kv dhe ky nënstacion do të jetë një investim totalisht i ri.

Ky është një investim 13 milionë dollarë, ku ka ndihmuar edhe Banka Botërore, dhe deri më tani janë investuar 9 milionë dollarë. Deri në fund të vitit pritet që investimet të përfundojnë në këtë nënstacion që është më i madhi dhe më i rëndësishmi.

Kjo është fantastike, është një revolucion krahasuar me çfarë ishim. Faktikisht 7 vite janë bërë më shumë se në dekada të tëra. Nuk kemi pasur mundësi të investonim më parë se kishim gjithë atë barrë borxhesh, nëse do të punonim hapa pas hapi, imagjino kur do ishim sot”, tha Rama.

Check Also

Shih ça i bëjnë shtetit këta

Klodian TOMORRI- Kane bere gati 28 firmat ne Parlament per te zgjedhur bashkeshorten e Vate …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 16 =