Home / Editorial / KRYEMINISTRI, PËRFITIM ELEKTORAL ME PARATË E TAKSPAGUESVE

KRYEMINISTRI, PËRFITIM ELEKTORAL ME PARATË E TAKSPAGUESVE

Nga Xhovan SHYTI –

Pasi ditë më parë kryeministri Edi Rama u dha fjalën shqiptarëve se në vitin që vjen, pra 2021, do të ketë rritje pagash për të gjithë, ndërkohë që mjekëve u premtoi fillimvitin 2021 si kufi për rritjen “fantastike”, dje ka bërë të njejtin premtim.

Këtë herë rritjen e pagave ua premtoi mësuesve, pasi u justifikua se kjo nuk ka ndodhur gjatë këtyre shtatë viteve të qeverisjes së “Rilindjes” për arsye të “rekrutimit nepotik” të mësuesve.

“ Ka mbaruar nepotizmi dhe emërimi i mësuesve sipas interesave politike, dhe rryshfeteve. Tani rekrutimi i mësuesve bëhet mbi baza, sipas portalit”, deklaroi ndër të tjera, mallëngjyeshëm, drejtuesi i “Rilindjes”dy ditë pasi Presidenti përcaktimin fundprillin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare.

Lajmin e mirë për këtë shtresë në nevojë Edi Rama e lëshoi gjatë takimit me mësuesit, ditën e hënë,  në dukje për ti inkurajuar ata në prag të nisjes së vitit shkollor. Gjë që në të vërtetë nuk është tamam kështu, pasi, ky është një zakon i vjetër i mbetur i tillë edhe nga Kryeministri në detyrë i “Rilindjes”. Është po e njejta skemë që ai e ka trashëguar  nga paraardhësit e tij të cilët bënin të njejtën gjë: shfrytëzonin eventet për të propoganduar tërheqjen votave të elektoratit, që nëse do të shpreheshim pa doreza duhet ta etiketonim si blerje votash me paratë e taksapaguesve.

Duke shfrytëzuar mundësinë që i jep qënia në krye të qeverisjes, edhe Edi Rama, në vend të “Rilindjes”, të një drejtimi ndryshe, pra që të mos përmbajë fushatë elektorale dhe blerje votash me paratë e taksapaguesve, që nga taksat e tyre mbulojnë çdo shpenzim qeveritar, edhe pagat për gjithë punonjësit buxhetor,  vijon të njejtën rrugë si paraardhësit e tij Sali Berisha, Fatos Nano, Pandli Majko etj. Të cilët gjithmonë në vite elektroale apo pragje fushatash prisnin shirita inagurimesh, akordonin shpërblime, rritje pagash, falje pronash të publikut e legalizim zaptuesish pronësishë, apo ndërmerrnin amnistira të gjithfarë llojëshme etj., me të vetmin qëllim marrjen e sa më shumë votave.

Në fushatën elektorale të 2013, për tu marrë votat shqiptarëve  “rilindasi” premtimshumë Edi Rama, premtoi “rilindje” në të gjitha sferat e jetës, dhënien fund të abuzimit me paratë e taksave të shqiptarëve si dhe mospërdorimin e tyre për qëllime elektorale.

Edhe pse ky është një  detyrim ligjor i mbetur në letër, ky premtim entuziasmoi elektoratin, që edhe për këtë ia besoi një milion votat e diferencës që shpori nga skena Sali Berishën. Një milion votat që Rama i përdor si daulle për të justifikuar degradimin e premtimeve dhe mosmbajtjen e më shumë se njëqindëve prej tyre, ku përfshihet dhe abuzimi me pushtetin e shpërdorimi i parave të taksapaguesve më të varfër të kontinetit për qëllime elektorale.

Premtimi i të hënës për shtimin e pagave të mësuesve është më i fundit por jo i fundit. Ai vjen pasi më parë Edi Rama u deklaroi mjekëve fillimvitin e ardhshëm, 2021 që  është elektoral, si kufi të rritjes së pagave. Madje gjatë dhënies së këtij sihariqi, nga spitali infektiv, Kryeministri përmendi se rritje do të jetë jo vetëm për mjekët por masive.

“Jemi përgatitur për një rritje masive të shtresës së pagave. Duam të realizojmë rritje pagash shumë të konsiderueshme…”, u shpreh ai, ndër të tjera, në ligjëratë të drejtë,ndërkohë që të hënën përpara mësuesve premtoi:

“Do të bëjmë një rritje të re pagash edhe për mësuesit, ashtu si për mjekët, dhe kjo do të bëhet shumë shpejt, besoj me buxhetin e ri”, a thua që buxheti i shtetit, nga dalin këto fonde, është fondacioni Rama dhe me të ai mund të bëj çtë dëshirojë, pa i pyetur fare pronarët e tij ligjor, pra taksapaguesit.

*Marrë nga: Arbërianews.net

Check Also

Pamje skandaloze/ Mësuesja në Shkodër bën gjeste të turpshme me nxënësin brenda shkollës

Një video skandaloze që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon një nxënës që përgatitet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 11 =