Home / Aktualitet / Kryemadhi prezanton kandidaturat e LSI në Burrel

Kryemadhi prezanton kandidaturat e LSI në Burrel

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar në Burrel kandidaten për zgjedhjet e 25 prillit e cila është mësuesja Luljeta Skura.

Kryemadhi zbulon një detaj se kandidaten e LSI sot e ka parë më parë në të gjitha protestat e opozitën.

Sipas saj, LSI në Dibër ka ruajtur raportin 5 me 5 ndërkohë që thekson se politikës i duhet dhënë një imazh tjetër pasi politika shqiptare ka më shumë nevojë për gra.

Njoftimi i plotë:

Në Burrel fillonte gjithmonë angazhimi, prezantimi dhe pastaj e mbyllnim por këtë radhë ndërruam të gjithë sistemin, për të bërë prezantimin e Luljetës si kandidate e LSI në qarkun e Dibrës, një mësuese por unë nuk do ta shikoja vetëm si mësuese, do ta shikoja dhe si një grua stoike që në gjithë historikun e LSI bashkë me ekipin e LSI ndër vite jo vetëm që ka qëndruar por ajo që më ka bërë përshtypje është që gjithmonë e kam parë Luljetën në të gjitha protestat e opozitës dhe nganjëherë ne gratë ne kemi nevojë shumë dhe për suportin edhe fizik të njëra tjetrës. Dhe gjithmonë mendoja që vjen vetëm, i merr të gjitha përgjegjësitë vetëm për të ardhur, i organizon gjithë strukturën e Burrelit dhe në një vend si zona e Matit apo zona  e Dibrës është pak e vështirë kërkon një forcë dhe guxim të madh. Por dhe ne në politikë kemi nevojë për gra, me guxim të fortë, me pjesëmarrje aktive dhe Luljeta për vetë profesionin që ka të saj, preferonin e mësuese është një profesion që duhet ti edukojë vajzat dhe djemtë e Burrelit me këmbëngulje për të arritur objektivat që  fakt  vendosin nënat për fëmijët e tyre. Por edhe në politikë në këtë këndvështrim duhet ta shikojmë. Në këndvështrimet e politikanëve politika shikohet si një gjë shumë agresive ose si një gjë shumë pa kuptim. Por në fakt ne duhet ti japim një imazh tjetër politikës, imazhin e administrimit të jetës shoqërore politike  dhe ekonomike të vendit, për t’iu shërbyer njerëzve, për të qenë në funksion të njerëzve, të shoqërisë, të të rinjve dhe të rejave. Lindita të falënderoj shumë që pranove të jesh pjesë e sfidës sonë duke qenë në një listë të përbashkët me doktor Hajriun me doktor Blendin në Burrel, me Bora Kacin që e kemi juriste, me inxhinier Altinin. Kështu që e kemi ruajtur dhe raportin 50 me 50 për të treguar që emancipimi nuk është keq në qarkun e Dibrës pavarësisht  se e mbajmë si pak patriarkale por nganjëherë ky patriarkalizmi në pamje është emancipim i brendshëm.

Unë mendoj që angazhimi për 25 prillin është angazhim qytetar në radhë të parë, për t’u përfshirë në sfida të tilla dhe për të dhënë ndoshta atë përmbysje përfundimtare të tranzicionit, që në fakt në grahmat e tij të fundit është pak më shumë qëndrestar. Por është si puna e atyre akullnajave që duken shumë të mëdha, por që shkrihen dhe bien në oqean. Unë Luljeta të jam shumë mirënjohëse , sepse ne kemi nevojë për angazhim dhe sidomos Bashkia e Matit ka nevojë e ka treguar që gratë e Matit kanë qenë aktive, kanë qenë të vendosura, kanë qenë intelektuale. Ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi përsëri, ndoshta nuk jetojnë më këtu në qytetin e Matit, por jetojnë në Tiranë dhe janë larguar qoftë për arsye ekonomike apo familjare nga këtu. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë përsëri kontribuuese dhe do të jenë pjesë e gjithë atij ekipi të madh që është këtu.

Dhe kur u takuam sot në Klos, u takuam dhe me Hamdiun dhe Ilirin që unë i mbaj mend që në kohën e fushatës së 2009, sa ka qenë aq sfilitëse dhe lodhëse por ka qenë dhe shumë e bukur me emocione sepse në fund të fundit fushata e 2009 ka qenë një fushatë që kemi qenë më pak por tani jemi shumë më shumë, një rreth i zgjeruar, na janë rritur dhe të rinjtë  e LRI. Diskutuam dhe për Anisa Sanën e cila ka qenë gjimnaziste tani është bërë nënë me dy fëmijë dhe është pjesë e organizimit të strukturave të fushatave në Tiranë. Ashtu siç janë shumë e shumë të tjerë. Këtë të mirë  ka angazhimi në politikë sepse krijon lidhje me gjithë Shqipërinë dhe pavarësisht zonës ku je, moshës, religjionit, ke një lidhje shumë të ngushta që të jep efektet e veta, të krijon emocione dhe pse jo përmirësim të shumë gjëra për të cilat ka nevojë shoqëria.

Check Also

Krijonte nëndetëse për kartelat e drogës, arrestohet ‘bosi’ shqiptar në SHBA

Shqiptari Ylli Didani, është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka punuar në krijimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =