Home / Aktualitet / Kryeinfermierja e kalon ditëlindjen duke u shërbyer pacientëve me COVID-19

Kryeinfermierja e kalon ditëlindjen duke u shërbyer pacientëve me COVID-19

Bluzat e bardha tashmë prej muajsh luftojnë COVID-in në spitale duke lënë pas dore familjet e tyre dhe veten.

Ana Luca sot feston ditëlindjen, megjithatë është duke u shërbyer pacientëve me Covid-19.

Ajo është kryeinfermiere tek Infektivi duke u përballur me situatën me kurajo dhe guxim, sipas asaj që shkruan kryeministri Edi Rama në një postim të tijin në Facebook.

Rama e ka uruar Anën, në emër të të gjithëve duke e cilësuar si një prej heronjve të mjekësisë.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira.

Check Also

COVID-19 ‘infekton’ institucionet arsimore të Pogradecit, mbyllet një kopsht, mësues të infektuar në dy gjimnazet e qytetit

POGRADEC COVID_19 ka hyrë në kopshtin dhe gjimnazet e qytetit të Pogradecit. Kopshti ‘’Persefoni Treni’’ …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =