Nga Arbër DALMATI-
Ironia me Greqinë, çirret se ska pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Kërkon këmbengulshëm nga qeveria Rama të pastrojë tekstet nga emri Çamëri dhe andarte dhe korofillake greke. Ndërkohë qeë institucionalisht bën të kundërtën. Sot kryetari i bashkisë së Athinës në kryeqytetin grek, Kostandinos Bakojani hapi muzeun me emrin “SHTËPIA E VORIO EPIRIT”. Ky është një provokim i rëndë zyrtar. Është një akt shovinist ndaj historisë dhe integritetit historik të Shqipërisë. Nga autoritetet shqiptare, kryeministri dhe Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ende nuk ka asnjë reagim ndaj këtij provokimi të rëndë, kur sapo Greqia ka shpallur festën e zgjerimit të detit dhe siç thotë kryeministri Micotaqis tashmë jemi “zot” të Jonit! Muzeu ” Shtëpia e Vorio Epirit” i financuar dhe përuruar nga kryebashkiaku i Athinës është një pretendim territorial mbi Shqipërinë.