Home / Kronike / KRONIKA Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës

KRONIKA Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës

Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm.

Mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri një 50- vjeçar në Bradashesh, të Elbasanit.

Kater autorë të maskuar kanë qëlluar me pistoletë njëkohësisht ndaj Bujar Çelës, i cili është vëllai i një personazhi të famshëm të botës së krimit në Elbasan Talo Çelës, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Mësohet se autorët e kishin ndjekur 50- vjeçarin dhe janë larguar vetëm pasi janë siguruar se ai kishte vdekur.

Ndërkohë Policia ka marrë pamjet filmike nga bizneset e zonës teksa janë ngritur disa pika kontrolli.

” Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Check Also

Vlora sërish në “lupën” e kontrolleve, FSHN dhe Policia zbarkojnë në qytetin bregdetar

Prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, vijojnë kontrolle në rrugët kryesore. Policia e Vlorës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =