Home / Aktualitet / Kriza në ekonominë shqiptare, Buxhuku: Nuk është faji i Covid-19, por i sistemit të gabuar…
Zv/ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Leonard Beqiraj dhe Perfaqesuesi i Konfidustrias Gjergj Buxhuku, gjate paraqitjes se programit te bashkepunimit ekonomik dhe tregtar te vendeve te Korridorit 8 (Itali, Shqiperi, Maqedoni) AMICO, ne hotel Tirana.

Kriza në ekonominë shqiptare, Buxhuku: Nuk është faji i Covid-19, por i sistemit të gabuar…

Administratori i përgjithshëmi ‘Konfindustrias’, Gjergj Buxhuku tha për Euronews Albania se kriza në ekonominë shqiptare nuk lidhet drejtpërdrejtë me pasojat nga tërmeti apo pandemia, pasi sipas tij situata në ekonominë shqiptare ka qenë shumë e vështirë edhe përpara.

Sipas z. Buxhuku, tërmeti dhe pandemia thjesht e përshpejtuan rënien e një sistemi të ndërtuar keq që para 30 vitesh, i cili duhet ndryshuar në mënyrë thelbësore.

“Shkaqet janë shumë të thella dhe nuk lidhen me pandeminë e tërmetin, por janë thelbësore. Tani po përballemi me pasojat e një sistemi të ndërtuar keq për 30 vjet.

Pasojat e menaxhimit të pandemisë thjesht e kanë përshpejtuar problemin. Ka ndodhur që një pjesë e problematikës në kushtet e pandemisë nuk varet vetëm nga ekonomia shqiptare, është globale.

Tek bizneset e  vogla është më i shpejtë pasqyrimi i krizës, por e njëjta është situata edhe tek bizneset e mëdha, ku problematikat janë shumë të thella. Ajo që mund të bëjmë është ndryshimi rrënjësor i politikave ekonomike të ndjekura deri tani”, tha z. Buxhuku…/Euronews

Check Also

Vranësira dhe shira/ Parashikimi i motit për këtë të Mërkurë

Ditën e sotme në vend, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu, të cilat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − six =