Home / Kryesore / Kriza e demokracisë frënge është vetëm një simptomë e krizës së demokracisë liberale

Kriza e demokracisë frënge është vetëm një simptomë e krizës së demokracisë liberale

Nga Ridvan PESHKOPIA-
Demokracia liberale e ka kryer tashmë ciklin e vet dhe nuk mundet t’i ofrojë më asgjë njerëzimit. Ngritja e Kinës, rritja e shpejtë ekonomike e Vietnamit dhe rikthimi i Rusisë si fuqi rajonale, por sidomos arritjet spektakolare socio-ekonomike të Kilit nën udhëheqjen e Gjeneralit Agusto Pinochet (1973-1989) tregojnë se demokracia liberale nuk është i vetmi shteg drejt zhvillimit ekonomik të vendeve.
Gënjeshtra e zakonshme e liberalëve ka qenë se demokracia liberale është një sistem universal sepse mbështetet mbi një pandehmë universale: individin e lirë dhe racional, si guri themeltar i shoqërisë. Edhe sisteme të tjera ideologjike mbështeten mbi pandehma me po ato pretendime universaliste, por ndryshe nga liberalizmi, këto pandehma nuk janë individualiste por komunitarianiste. Komunizmi e sheh zhvillimin e shoqërisë si lufta e klasave, feminizmi si lufta e gjinive dhe nazizmi si lufta e racave. A e shihni se sa ngjasojnë filosofikisht komunizmi, feminizmi dhe nazizmi? Në telb të tyre është lufta mes grupeve socile (pra konflikti mes njerëzve). Madje këto ideologji, edhe kur nuk ka konflikt klasor/gjinor/racor, e nxisin atë artificialisht: komunizmi shqiptar bënte vazhdimisht thirrje për forcimin e luftës së klasave në një Shqipëri pa klasa (dhe fuste njerëz në burg apo shpallte kulakë që të krijonte artificialisht ndarje klasore); feministet shpallin se gratë shtypen nga burrat, ndonëse ata burra mund të jenë edhe baballarët, bashkëshortët, vëllezrit apo edhe bijtë e këtyre grave (të cilët në të shumtën e rasteve i nduan dhe ndihmojnë këto gra); ndërsa nazistët shpallnin se Gjermania e humbi Luftën e Madhe sepse e tradhëtuan çifutët, ndonëse vetë Gjermania prej 65 milion banorësh kishte vetëm 500 mijë çifutë, shumica dërmuese e tyre njerëz të thjeshtë dhe shumë prej tyre ushtarë që kishin shërbyer në llogoret e luftës.
Teoricienët e demokracisë priret t’i fryjnë arritjet e demokracisë liberale, duke mbitheksuar përparimet e saj ekonomike dhe duke nënvlerësuar dështimet e saj. Një nga dështimet e demokracisë liberale, e cila rrjedh nga “suksesi” i saj ekonomik, është armatimi deri në dhëmë, i cili ka çuar në dy luftra të tmerrshme botërore, të cilat u kanë shkaktuar vdekjet rreth 100 milionë njerëzve. Një dështim tjetër i demokracisë liberale është shkatërrimi i vlerave tradicionale që mbajnë një shoqëri lidhur, individualizmi i pafre, cinik dhe vetanak, si edhe zvenitja e atdhedashurisë e cila, në Amerikë shkon deri në urrejtjen ndaj kombit të tyre (në protestat që vazhdojnë në ShBA, protestuesit këndojnë: No border, no wall, no USA at all).
Qe demokracia liberale nuk është një sistem universal ka evidencë të pafundme historike. Katastrofa politika afrikane kur popujt që po dilnin nga kolonializmi gjatë viteve 1950-1970 synuan të dekolonializohen duke marrë sistemin politik të kolonizatorëve të tyre, demokracinë liberale e ka treguar këtë qartasi. Paqendërtimi liberal që Perëndimi ka imponuar në zonat konfliktuale nuk ka pasur si synim shuarjen e konfliktit por vendosjen e një sistemi liberal-demokrat, funksionimi i të cilit nuk është asnjëherë i garantuar.
Premtimet e demokracisë liberale janë dy: 1) Nëse rruga e nisjes është vendosja e një sistemi liberal-demokrat, kjo rrugë do çojë pashmangshërisht në rritje ekonomike. 2) Nëse përqëndrohemi në rritjen ekonomike, është shumë e mundur që kur niveli ekonomik të arrijë në $6500/banor (por jo me inflacionin e sotëm të USD), vendi do kthehet automatikisht në demokraci. Këto pallavra nuk janë shumë të ndryshme nga premtimi marksist se në komunizëm, njerëzit do punojnë sa kanë mundësi dhe do marrin sa kanë nevojë. Premtimi i parë dështoi kur ekonomia e Turqisë vuante gjatë viteve 1990 në kushtet e një sistemi liberal-demokrat të importuar, por u stabilizua dhe përparoi kur turqit e rigjetën sulltanin e tyre dhe tashme operojnë lirisht sipas konstitucionit të tyre kulturor tradicional. Premtimi i dytë u shpartallua kur rritja ekonomike e Kinës, e shoqëruar edhe me uljen e nivelit të saj të demokracisë, tregoi se spekulimet e filosofëve liberalë, teorizimet e studiuesve liberalë dhe premtimet e politikanëve liberalë ishin broçkulla.
Kriza politike në Amerikë (ku një president u zgjodh nën hijen e akuzave konkrete për vjedhje votash), mbylljet antikushtetuese të njerëzve dhe bizneseve për t’u mbrojtur nga Kovidi (ndonëse evidenca empirike tregoi qartë se Kovidi përhapet në mjedise të mbyllura dhe se Dielli është armiku i tij kryesor), krizat e vazhdueshme ekonomike të Greqisë, Italisës, Spanjës, Portugalit, si edhe terrorizmi Islamik, e venë në pikëpyetje të vazhdueshme suksesin e liberal-demokracisë. Por kriza kryesore mbetet kriza demografike, rrjedhojë e individualizmit cinik të përmendur më lart, mos-lindja e fëmijëve, e cila pastaj çon në importimin e popullsive nga jashtë kontinentit, marrëdhënia e të cilëve me demokracinë liberale është po ajo mes ujit dhe vajit. E kësisoj, shfaqet problemi themelor i demokracisë liberale: prirja e saj vetëshkatërruese.
Demokracia liberale nuk është një sistem universal dhe madje as një sistem thelbësisht perëndimor. Referencat e gabuara ndaj demokracisë athinjote rreth 2500 vjet më parë në fakt tregojnë vetëm për mundimin e madh të ideologëve liberalë për të justifikuar një sistem politik të pambajtshëm. Demokracia athinjote në fakt ishte thjesht një plutokraci përjashtuese (Në fakt, kështu e quan edhe Robert Dahl-i demokracinë liberale). Demokracia athinjote ishte demokraci e qytetarëve të lirë: Ajo përjashtonte gratë, skllevërit, individët e papronë dhe ata që nuk kishin lindur në Athinë. Në fund të lulëzimit të saj, kur Athina iu nënshtrua Filipit II të Maqedonisë në 331 PES, në Athinën prej 40 mijë banorësh, vetëm 1000 prej tyre kishin të drejtë të merrnin pjesë në votime.
Demokracia liberale ishte një sistem politik i cili i krijua (dhe jo “u zbulua,” siç duan ta universalizojnë ideologët liberalë) në Perëndim në mes të Shekullit të Nëntëmbëdhjetë, në kushtet e optimizmit por edhe të rishtresëzimit të egër që ky revolucion solli. Shpresa e liberalëve ishte se demokracia dhe liria do ishin molla me sherbet me të cilën ata do gënjenin humbësit e këtij rishtresëzimi, aristokracinë tradicionale perëndimore dhe mikroborgjezinë, ndërkohë që borgjezia e madhe dhe puntoria ishin fituesit e mëdhenj. Kësisoj, mikroborgjezia përqafoi ideologjinë e formuluar nga një mikroborgjez, Karl Marksi, dhe krijoi lëvizjen komuniste, ndërsa aristokracia u prir të mbështeste lëvizje reaksionare, çka kulmoi me nazizmin. Ndërkohë, borgjezia industriale dhe klasa puntore u puqën me tyre në qendër, e para në të majtën e qendrës me partitë social-demokrate dhe e dyta me partitë e qendrës së djathtë. Sigurisht, konceptin e sajuar marksist të “proletariatit” askush nuk e mori në konsideratë në këtë skemë. Proletariat nuk ka pasur kurrë.
Revolucioni industrial solli një rritje të paparë si në ekonominë e vendeve perëndomire, ashtu edhe në numrin e atyre që përfituan prej prodhimit industrial: borgjezisë industriale dhe puntorëve. Të gumbulluar rreth përfaqësimit të tyre politik rreth qendrës politike, kjo shtresë shpejt solli atë që ne sot e quajmë shtresa e mesme. Pra, ekonomikisht, shtresa e mesme bazohet te prodhimi industrial; politikisht, ajo grumbullohej rreth qendrës politike, duke majtas dhe diku djathtas. Pavarësisht këtyre diferencave politike, e gjithë kjo shktresë, majtas dhe djathtas, përfaqësonte një konsensus të gjerë politik, i cili mori trajtën e demokracisë liberale. Reaksioni i atyre që nuk arritën të ishin pjesë e këtij konsensusi, mikroborgjezia komuniste nga e majta ekstreme dhe ish-aristokracia europiano-perëndimore nga e djathta ekstreme, ishte i egër dhe me pasoja katastrofike: të parët organizuar grushtin sovietik të shtetit në Rusi në 1917; të dytët sollën në pushtet fashistët italianë dhe nazistët gjermanë.
Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore solli shpresën e një ringritje duke lexuar historinë. Por historia u lexua keq. Triumfi i Perëndimit në Luftën e Ftohtë u dha një platformë ideologjike sharlatanëve të llojit të Francis Fukyijama-s dhe shpalljeve të tyre naive se liberal-demokracia e fitoi luftën ideologjike të historisë. Nën zhurmën e daulleve të triumfit liberal dhe utopisë së universalizmit liberal, Perëndimi vendosi të “liberal-demokratizojë” Kinën. Udhëhequr nga teoritë pseudo-shkencore të liberalëve të kalbur amerikanë si Robert Kohen [Robert Keohane] dhe Xhosef Nej [Joseph Ney], Perëndimi vendosi të fuste Kinën në sistemin ekonomik botëror, të cilin e zotëronte, me shpresë se rritja ekonomike që do pasonte do ta demokratizonte Kinën (siç kishin teorizuar prej dekadash pseudoshkenctarët/ideologët liberalë). Mirëpo kinezët kishin qëlluar një kockë e fortë, një komb që e merrte shumë seriozisht përparimin e vet. Udhëhequr nga pragmatizmi konfucian, ata vetndosën që të përdornin për zhvillimin e vendit të tyre vetëm ato elemente të shëndetshëm të shkencës dhe kulturës perëndimore dhe të hidhnin në koshin e plehrave marrëzitë perëndimore. Kësisoj, ngadalë dhe me kujdes, ata morën nga Perëndimi industri dhe laboratorë, por i lanë Perëndimit teoritë kritike dhe pseudoshkencën neomarksiste; teknologji dhe prodhim por i lanë Perëndimit broçkullat me të drejtat e njeriut; punësim por i lanë Perëndimit programet sociale; Bethovenin dhe Moxartin por i lanë Perëndimit hip-hopin. Kina nuk kishte aspak ndërmend të liberalizohej por thjesht të fuqizohej. Interesat e saj nuk ishin përhapja e ndonjë ideologjie në botë: interesat e saj ishin përhapja e sundimit të saj në botë dhe këtë po e arrin me shpejtësi.
Futja e Kinës në sistemin ekonomik botëror (me futjen e saj në OBT në 1998) solli largimin e industrisë nga Perëndimi në drejtim të Kinës, ku shpenzimet më të ulta sillnin përfitim më të madh. Kjo solli humbjen e shumë vendeve të punës në Perëndim, por mbi të gjitha solli hollimin e shtresës së mesme dhe konsensusit liberal demokrat që ajo përfaqësonte. Ndërkohë, zhvendosja e kësaj industrie në Kinë solli krijimin e një shtrese të mesme në Kinë, të cilën politika kineze u përpoq ta kanalizonte drejt pragmatizmit dhe jo ideologjisë liberal-demokrate. Këto lëvizje sollën kriza të mëdha dhe mungesë stabiliteti politik në Perëndim por rritje të stabilitetit në Kinë. Siç thotë komediani liberal Bill Mahr, Kina nuk është duke fituar; Kina fitoi, ndonëse rezultatet ende nuk janë shpallur.
Pasojat e humbjes së shtresës së mesme në Perëndim sollën në dukje problemet e demokracisë liberale dhe nxorrën në dritë gënjeshtrën ideologjike për universalitetin dhe përjetësinë e këtij rendi politik në kalbëzim. Liria e fjalës, medias dhe komunikimit u shkelën me censurimet që rrjetet sociale u bëjnë atyre që mendojnë ndryshe (në rastin e Kovidid, edhe të shkenctarëve që nuk mbështesnin politikat ideologjike të OBSh-së). Xhornalet akademike nuk botojnë artikuj të cilët i kundërvihen dogmave liberale, BE-ja nuk aprovon projekte të t,illa ndërsa fletushka të së majtës neomarksishte liberale si New York Times, Washington Post, The Guardian apo tellallë neomarksistë si CNN dhe BBC janë shndërruar në mjete propagande të një rendi politik të kalbëzuar.
Pak ditë më parë, 1000 ushtarakë dhe ish ushtarakë frëngë protestuan kundër drejtimin në të cilin po ecën Franca (luftë civile) dhe madje bënë hapur thirrje për grusht shteti (https://www.rt.com/…/522646-france-poll-country…/). Ishte e para herë që një thirrje e tillë dëgjohej në Perëndim prej gati gjysëm shekulli por jam i sigurt se të tjera do të vijnë. Që modeli rusoist [bazuar në kontratën sociale të Zhan-Zhak Rusosë] i Francës e ka çuar atë nëpër trajektore të tjera rrugëtimi drejt demokracisë liberale nga, të themi, Britania e Madhe, e cila ndoqi një model lokian [sipas teoricienit Britani Xhon Lok], kjo dihet tashmë. Por integrimi i Francës në sistemin liberaldemokrat të BE-së kishte ngjallur shpresa (dukshëm të rrejshme) se më në fund Franca ishte kthyer nga liberaldemokracia një herë e mirë. Kjo tashmë sillet në pikëpyetje.
Sa për shqiptarët, në periferi të kontinenteve, zhvillimeve dhe historisë, propozimi im ka kohë që është mbi tavolinë: shqiptarët nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me proceset historike, ekonomike dhe politike që sollën demokracinë në Perëndim (asokohe ata ishin vezirë dhe kryevezirë të osmanllinjve); as nuk i ka Shqipëria strukturat socio-ekonomike të afta për të mbështetur një sistem liberal-demokrat; as nuk është ai pjesë e traditë tonë; dhe as nuk mundet ai të funksionojë mes shqiptarëve. Demokracia liberale është një sistem i huaj i imponuar nga Perëndimi njëlloj sikundër komunizmi u imponua nga jugosllavët. Por komunizmi komunitar iu përshtat shumë më mirë kulturës politike bajraktariste shqiptare ndërsa libera-demokracia, e mbështetur te koncepti i individit të lirë, nuk mund të funksionojë në një shoqëri që nuk e njeh dhe nuk e mbështet këtë koncept.
Demokracia iliberale është një alternativë. Më shumë për këtë në të ardhmen.

Check Also

Me letra fallco, si po trafikon krimi i organizuar shqiptarët drejt Anglisë

Krimi i organizuar shqiptar dhe ai gjeorgjian po shfrytëzon territorin e Irlandës si tranzit për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =