Home / Showbizz / Kristinë Elezaj, shqiptarja që po bën histori në muzikën botërore

Kristinë Elezaj, shqiptarja që po bën histori në muzikën botërore

Vitet e fundit kanë qenë të shumtë artistët shqiptarë të cilët kanë ngjitur shkallët e suksesit ndërkombëtar. Një prej artisteve shqiptare më të njohura në anën tjetër të Atlantikut është edhe këngëtarja Kristinë Elezaj.

E lindur në Yonkers në SHBA dhe e rritur në Westchester në një familje me tradita të forta shqiptare, ajo filloi të merrte mësime kërcimi që në moshën 3 vjeçare. Megjithëse e angazhuar plotësisht në disiplinën e kërcimit ajo filloi të përfshihej në botën e muzikës. Do të afrohej me zhanrin Rhythm and Blues(R&B), ku fillimisht vokali i saj i veçantë do të dallohej për herë të parë nga dyshja e famshme e “Mowtown”, Nick Ashley dhe Valeri Simpson,kur Kristina interpretoi këngën e njohur të legjendës së muzikës R&B Aretha Franklin “Respect”. Në këtë moment Nick Ashley do të bëhej mentori muzikor i Kristinë Elezaj.

Vëmendjen e publikut do ta merrte në vitin 2016, kur u rendit mes 20 këngëtarëve më të mirë në konkursin “Yll në ngjitje” të Macy’s iHeart Radio.

Kristinë Elezaj ka realizuar një album me 5 këngë hit dhe si dhe 6 video muzikore. Megjithëse zëri i saj krahasohet shpesh me atë të Rihanës dhe Britney Spears Kristinë ka veçantinë e saj në zhanrin e muzikës pop dhe asaj soul.

Videoja më e fundit muzikore e saj është ”Over and Over”, regjinë e së cilës e ka bërë regjisori Jose Omar Hernandez, cili ka drejtuar edhe videot muzikore muzikore të këngëtarit Justin Bieber- “Purpose” dhe “The Movement”.

Aktulish ajo është e impenjuar në menaxhimin e kompanisë “ZAJ FIT FAMILY”, ku është bashkëthemeluese me vëllanw e saj Nicholas Elezaj një trajner palester dhe Wellness.

Check Also

I bënë publike operacionet, Arbenita kërcënon doktoreshën ruse

E pyetur nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e saj të jashtme, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 4 =