Home / Shendeti / Kripa e detit dhe vetitë e saj në shëndet

Kripa e detit dhe vetitë e saj në shëndet

Kripa e detit është e shëndetshme dhe ka veti terapeutike, por për ta luajtur një rol të tillë, ajo duhet të përfitohet me avullim natyror të ujit të detit. Kripa e kuzhinës nuk është e shëndetshme si kripa e detit.

Kripa e detit ka efekt alkalizues, gjë që ndihmon në balancimin e nivelit të thartirës në organizëm, duke eliminuar kështu rreziqet për sëmundje fatale.

Mund ta forcojë sistemin imunitar, me çka organizmi bëhet më rezistent ndaj sëmundjeve të ndryshme, si gripi, alergjitë, etj.

Ka ndikim të dobishëm në sistemin kardiovaskular. Shkencëtarët thonë se konsumimi i rregullt i kripës së detit, të tretur në ujë, mundet në një masë të madhe ta ulë nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Çrregullimet metabolike,diabeti  mund të trajtohen dhe shërohen me sukses me kripë të detit, meqë ajo e ulë nivelin e sheqerit në gjak.

Më shumë se 20% e natriumit në organizmin tonë grumbullohen në eshtra, por nëse mungojnë mineralet në gjak dhe në lëngjet tjera të organizmit. Me shtimin e kripës së detit në ushqime, mund ta ngadalësoni osteoporozën.

Check Also

Djersiteni shumë gjatë natës? Mos e neglizhoni këtë shenjë, ja nga cila sëmundje mund të vuani

Mjekët shpesh dëgjojnë shumë pacientë të ankohen për djersitje gjatë natës, gjë që nuk është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + seven =