Home / Opinion / Kriminelët e luftës: Si u bë Anglia kryeqendra e qeverive kufoma dhe mbretërve të arratisur, ndër të cilët ishte edhe Ahmet Zogu

Kriminelët e luftës: Si u bë Anglia kryeqendra e qeverive kufoma dhe mbretërve të arratisur, ndër të cilët ishte edhe Ahmet Zogu

Nga Hasan Luçi

Që gjatë Luftës së Dytë Botërore anglo – amerikanët e tjerë vunë dorë mbi krerët kriminelë të luftës, të cilët i morën nën mbrojtje pasi u arratisën para ose bashkë me pushtuesit ose pas çlirimit të vendit në 1944. Në fillim të arratisurit u vendosën në Greqi, Angli, Francë, RFGJ (zonën anglo – amerikane të pushtimit), Austri, Turqi, Egjipt, Siri ctj. Anglia, në fakt, që para hyrjes së SHBA-së në luftë, u bë kryeqyteti i qeverive kufoma dhe mbretërve t’arratisur, ndër të cilët ishte edhe Ahmet Zogu, i vetëquajtur mbret, të cilët ajo i përdori gjatë dhe pas luftës sidomos në luftë kundër kampit socialist duke u bërë një shembull i madh edhe për SHBA, që e ndoqën këtë shembull. Kështu krerët kriminelë dhe reaksionarë të tjerë u mirëpritën dhe u shpëtuan si edhe u morën nën mbrojtje nga Komanda Aleate e Mesdheut në 1944 – 45. Sipas të dhënave të kohës, “krimineli Eqrem Libohova qëndron në kampin në Leçe (Itali) me gjeneralin Aleksandër, komandant i ushtrisë aleate të Mesdheut”, “Abaz Kupi, mik i anglezëve, me të dy djemtë, me Gaqo Gogon e Isa Toptanin, është më i përkëdheluri nga të gjithë dhe mbahet në një vilë”.

Rreth 23 kriminelë u morën atëherë nga aleatët dhe u vendosën në kampin e Karbunarës të Barit (Itali), ku “ata qëndronin të lirë dhe bridhnin nëpër kafenera”; ku rrinin edhe shokët e tyre fashistët italianë. “Maklini dhe Emeri – shkruan një specialist i huaj – mbanin lidhje me ish shokët e tyre të armëve në Shqipëri, duke i ndihmuar ata në vitet e para të varfërisë dhe të mërgimit” . Bile Maklini protestoi pranë qeverisë angleze, e cila nuk po i jepte A. Kupit paradhënien apo borxhet që kish marrë ai në Shqipëri dhe deklaroi “Ne iu kemi detyrime këtyre njerëzve, personalisht dhe si komb… nëse nuk do të ishte çështja politike, atyre do t’ju ishin dhënë medaljet britanike.

Ata me të vërtetë i meritojnë ato”. Pas kësaj, “si përfundim A. Kupi u ripagua plotësisht nga fondet sekrete”. Vatikani, si për tërë fashistët e tjerë, u bë një vatër strehimi e kriminelëve shqiptarë, duke u dhënë mbështetjen kryesore, për faktin se në ato kohë anglo – amerikanët bënin edhe sikur ndiqnin kriminelët e luftës para shpalljes së gjyqit të Nurembergut, ku kriminelët shqiptarë e tjerë nga vendet e demokracive popullore nuk dhanë llogari. Që në mesazhin e vitit të ri 1945 e më vonë Papa Piu XII hodhi bazat e fushatës antikomuniste e revanshiste kundër “totalitarizmit” (komunizmit), “të drejtat për atdhe” etj. të të arratisurve. Mbrojtja e Vatikanit nuk ishte vetëm çështje fetare, por kryesisht politike dhe ideologjike.

Që në ditët e para të çlirimit qeveria shqiptarë protestoi dhe u kërkoi qeverive anglo – amerikane dhe satelitëve të tyre dorëzimin e kriminelëve shqiptarë të luftës, të cilët ishin arratisur jashtë shtetit dhe strehoheshin nga ato. Në fund të shkurtit 1945, komisioni shtetëror shqiptar për zbulimin e kriminelëve të luftës i drejtoi Komisionit Ndërkombëtar në Londër kërkesën e qeverisë shqiptare për dorëzimin e 42 kriminelëve shqiptarë të luftës. Po si qeveria angleze dhe ajo amerikane, nën pretekstin se qeveria shqiptarë nuk njihej, nuk i dorëzuan. Më 1 qershor 1945 kryetari i qeverisë shqiptare Enver Hoxha i drejtoi protestë qeverisë amerikane, ku i theksonte se ajo nuk po zbatonte vendimet e Konferencës së Moskës për të dorëzuar kriminelët e luftës por përkundrazi i kishte grumbulluar në Itali dhe i pregatiste e ndërsente kundër Shqipërisë së re. Përsëri qeveritë perëndimore jo vetëm nuk pranuan, por përkundrazi ato bënë grumbullimin e grupimin e kriminelëve të luftës në kampe, kurse e shkolla spiunazhi e diversioni, duke i riorganizuar në organizata kundërrevolucionare dhe me anën e tyre intensifikuan veprimtarinë agjenturore e diversioniste subversive kundër RPSH.

Në fakt H. Dosti u thoshte miqve të vet: “Amerikanët dhe anglezët ishin ata që gjatë luftës na këshillonin të bashkëpunonim me gjermanët, prandaj s’ka si të kuptohet që sot ata të na dorëzojnë me gjithë mend si kriminelë lufte”. Por për ti bindur që t’u shërbenin spiunazheve të huaja, kriminelët i kërcënonin dhe i frikësonin me arrest, të arratisurit me taktikën e dorëzimit të tyre në Shqipëri si kriminelë. Bile vetë krerët bënin sikur jetonin si ilegalë dhe se i luteshin papës të mos dorëzoheshin ku “vërtet shkoi në Vatikan tek at Valentini, këshilltar i papës, një delegacion i përbërë nga E. Koliqi, Kol Bibë Mirakaj, V. Andoni, Z. Pali e Xhafer Deva”.

Në vitin 1947 qeveritë anglo – amerikane deklaruan publikisht se nuk do t’i dorëzonin kriminelët e arratisur, duke i marrë nën mbrojtjen se gjoja ata paskeshin merita për Luftën Nacionalçlirimtare, se gjoja nuk qënkeshin përzier me pushtuesit italianë e gjermanë. “Askush në perëndim nuk i mori parasysh ankesat e qeverisë shqiptare… ose, edhe në rast se i dëgjuan i hodhën poshtë … As Kongresi e as Parlamenti nuk pyetën administratat e tyre rreth luftës që zhvillohej. Ata thjesht nuk dinin gjë rreth saj” (6), shkruan anglezi N. Bethel. Koloneli i S.I.S-it anglez Maklin kujton, “panikun e madh në mes të miqëve shqiptarë” kur në vitin 1947 Enver Hoxha kërkoi të dorëzoheshin kriminelët shqiptarë, kur gjoja anglo – amerikanët arrestuan 15 prej tyre në Itali dhe i siguruan në burgun e Rexhina në Romë e në kampin e Frasketit në 1948, se mos forcat përparimtare atje i sakrifikonin këta fashistë. Sipas të arratisurit Bido Kuka, komandanti i kampit u premtoi kriminelëve se, nëse në Itali do të fitonte e majta (PKI ) ne vitin 1948, atëherë ” ai do t’i armatoste dhe do të shkonin bashkë në male”.

Mit’hat Frashëri dhe kriminelë të tjerë mbaheshin si gjoja të arrestuar nga anglo – amerikanët në Itali në vitet 1945 – 46, por kjo bëhej me qëllim që të nxirreshin si shpëtimtarë të situatës më vonë, të ngrinin prestigjin e Ballit Kombëtar, të sabotonin çështjen e dorëzimit të kriminelëve e t’i dërgonin të arratisurit në Shqipëri që të bënin çfarë u urdhërohej. H. Dosti u thoshte miqve të vet: “Çështja është që neve duhet t’i shkundim njerëzit tanë nga plogështija dhe t’i bëjmë që lë mos heqin dorë nga lufta kundër qeverisë së Tiranës”.

Pas zgjedhjeve edhe Orme Sarxhent i Forin Orisit anglez ndërhyri në MPJ të Italisë me kërkesën e Maklinit dhe menjëherë kriminelët shqiptarë u liruan. Kështu kriminelët shqiptarë nuk dhanë llogari as në gjyqin e Nurenbergut dhe as më vonë për krimet e tyre të luftës dhe kundër njerëzimit, sepse u mbrojtën nga anglo – amerikanët, të cilët bënë çmos në mbarim të luftës, duke marrë masa të forta për t’i shpëtuar agjentët e tyre e kuislingët e fashistëve për t’i përdorur për interesat e veta kundër ish demokracive popullore. SHBA e pranuan edhe kriminelin Abaz Kupi, por harruan se ai, veç krimeve të luftës, më 6 prill 1924 në Mamuras vrau amerikanët Gerge de Long e Coleman, me urdhër të Zogut për të diskretituar qeverinë shqiptare.

Më vonë, më 8 maj 1965 qeveria RFGJ deklaroi, se ajo do të pushonte ndjekjen penale kundër kriminelëve nazistë të luftës dhe krimet e tyre kundër njerëzimit do të quheshin të parashkruara. RPSH deklaroi (11) se ajo nuk ka baza juridike dhe morale për një vendim të tillë të njëanshëm, se ata duhet t’i nënshtrohen së drejtës së akteve ndërkombëtare. Legjislacioni i brendshëm i RFGJ nuk ka asnjë lë drejtë t’i parashkruaj krimet e tyre, ajo është një fyerje e rëndë e kujtimit të miliona viktimave të kriminelëve nazifashistë dhe një orvajtje për lë rehabilituar kriminelët e luftës si dhe një provokacion i hapur kundër popujve që luftuan. RPSH kërkoi arrestimin e kriminelëve dhe dërgimin e tyre në vendet ku kanë kryer krimet për t’i gjykuar e dënuar.

Kështu anglo -amerikanët, titistët, italianë e grekë, që gjatë LANÇ-it dhe pas çlirimit vunë dorë për rigrupimin e reaksionit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Anglo – amerikanët vunë dorë mbi agjenturat e OVRA-s, Gestapos, në mbeturinat e organizatave tradhtare si dhe shovinistët fqinjë. Veprimtaria e mërgatës politike shqiptarë jashtë shtetit nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i tradhtisë së madhe, që ju bë popullit tonë gjatë pushtimit fashist dhe më vonë, duke qenë në kundërshtim të hapur me interesat e këtij populli. Kuislingët shqiptarë që u arratisën gjatë luftës dhe pas luftës ndërruan padronë dhe u bënë aleatë të Perëndimit, spiunë të anglo – amerikanëve etj., duke patur karakteristika të përbashkëta: së pari, ata ishin shërbëtorë të pushtuesve italianë e gjermanë, së dyti, pjesërisht ishin agjentë të anglo – amerikanëve që gjatë LANÇ-it dhe së treti, së bashku me anglo – amerikanët etj. do të luftonin nga jashtë pushtetin popullor në Shqipëri (komunizmin), që nuk e hodhën dot në dorë gjatë luftës. Procesi i grumbullimit të mërgatës shqiptarë brenda e jashtë Shqipërisë në vitet e para pas çlirimit ishte më i thjeshtë, kurse më vonë me forcimin e mëtejshëm të pushtetit popullor u vështirësua, megjithëse qëndrimi antikomunist i anglo – amerikanëve e satelitëve të tyre ndaj qeverisë tonë dhe pushtetit popullor e favorizuan grumbullimin e elementëve kundërshtarë renegatëve, të pakënaqur, keqbërës, klerit antikomunist, të intelektualëve të pasqaruar, të gënjyerve etj. Nën mbrojtjen e nxitjen e reaksionit ndërkombëtar ata u përpoqën të mëkëmbeshin, të fuqizoheshin, të riorganizoheshin dhe të hidheshin në veprime për të rrëzuar pushtetin popullor dhe për të përgatitur një luftë të tretë botërore më të përgjakshme, por ata dështuan përsëri.

Lidhjet, në fillim të dobëta, më vonë u forcuan, ndërsa ndihma ishte direkte dhe e tërthortë në çdo kohë. Mërgata politike shqiptarë pranoi nga zori statuskuonë pas Luftës së Dytë Botërore dhe mbante ende shpresa e forca lë gjalla, prandaj ai është aktivizuar vazhdimisht nën urdhrat e shërbimeve sekrete të huaja, që i bënin inxheksionet përkatëse. Të gjithë ata që pranuan të bashkëpunonin me “botën e lirë” patën e kanë të drejtën e subvencionimit në dollarë etj. e trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar, sidomos kategoria e të arratisurve politikë kriminelët e luftës, ish agjentët kuislingë fashistë, antikomunistët e tërbuar, renegatët etj., që në fillim patën një situatë të privilegjuar në SHBA. Emigracioni reaksionar i bëri ndere e shërbime lë mëdha “botës së lirë”, prandaj në vende të ndryshme, sipas interesave, kriminelëve shqiptarë u janë dhënë ndere të mëdha si ofiqe, dekorata, shpërblime etj., duke krijuar edhe komitetet e ndihmës së shpejtë për të arratisurit. Kisha krijoi komitetet e saj të ndihmës të kryqit të kuq etj. më vonë.

Të arratisurit shqiptarë, si edhe të vendeve të tjera u pajisën me pasaporta të quajtura Nansen (kontrata përkatëse të OKB-së seksioni Fridjof- Nansen i Lidhjes së Kombeve, sipas Konventës së Gjenevës të 5 korrikut 1922). Në vitin 1951 u krijua komisariati i Lartë i OKB-së në Gjenevë, i cili plotësoi statusin e të arratisurve në këtë vit dhe në vitin 1967. Me anë të kësaj pasaporte, zbulimet armike e të huaja, u garantonin të arratisurve të gjitha të drejtat, veç atyre politike me pak ndryshime nga një shtet në tjetrin, lëvizjet nëpër shtetet e botës, me ose pa vizë, duke përjashtuar udhëtimin në Shqipëri. Një pjesë e emigracionit reaksionar shqiptar mori shtetësinë e vendeve ku ka banuar ose banon; një pjesë janë persona pa shtetësi (apatrid). Duhet theksuar se mjaft prej tyre kanë dy ose më shumë shtetësi, gjë që tregon edhe përdorimin e tyre si vegla të të huajve por edhe dekompozimin degjenerimin sa vjen e më tepër të këtij reaksioni pavarësisht nga përpjekjet e zbulimeve të huaja që luftonin për ripërtëritjen e aktivizimin e tyre kundër vendit tonë.

Megjithë sa sipër, mërgata politike shqiptarë i akuzon anglo – amerikanët e miqtë e tyre të tjerë se i lanë në baltë. Kjo është dhe nuk është e vërtetë. Është e vërtetë se anglo – amerikanët e lanë në baltë atë, se ata u tallën mirë me Zogun e tjerë për një kohë gjatë luftës e më vonë, po nuk është e vërtetë se qysh gjatë luftës dhe pas çlirimit anglo – amerikanët e aleatët e tyre e mbajtën lart flamurin e tradhtisë së këtij reaksioni, të cilin e kanë ndërsyer sa herë deri në banda të armatosura deri vonë por nuk ia arritën qëllimit. Edhe sot të arratisurit e hershëm hanë në grazhdin e tyre dhe kanë lidhje me ata që janë gjallë brenda e jashtë Shqipërisë. Prandaj kjo akuzë edhe qëndron edhe nuk qëndron. Reaksioni shqiptar megjithëse ka trumbetuar se gjoja Shqipëria ishte e izoluar, e bojkotuar etj. akuzon aleatët që hapën rrugën e marrëdhënieve me të. Por kjo nuk ka qenë e as është e vërtetë, sepse edhe SHBA, Anglia etj. që pretendonin se bënin ligjin në botë dhe që bënë politikën e bojkotimit të Shqipërisë, u detyruan të hapnin dyert e tyre. Shqipëria socialiste eci në rrugën e saj dhe ua imponoi qëndrimin e saj. Reaksioni shqiptar ka qenë e mbetët si shkruan N. Bethel: “Ata (t’arratisurit) ishin më shumë si kavie në disa eksperimente të mëdha, se sa të rekrutuar si aleatë të vërtetë”. Edhe një pjesë e fondeve që përdorën spiunazhet e huaja për veprimet me të arratisurit kaluan e kalojnë në xhepat e padronëve të tyre dhe përgjegjësve kriminelë. Një veprim të tillë e denoncoi para vdekjes së tij edhe senatori Robert Kenedi në Vietnam, duke bërë fjalë për rolin mercenar të këtyre të arratisurve nga ish demokracitë popullore.

Lidhur me planet për shfrytëzimin e kriminelëve të luftës sidomos në banda të armatosura, vlen të theksohet, se me kohë shërbimet sekrete armike e të huaja ndoqën një objektiv të caktuar: ata i mobilizuan me forcë të arratisurit shqiptarë e kosovarë, siç bënë edhe me rusët e bardhë kundër Rusisë Sovjetike apo kundër qeverisë së Fan Nolit në 1924 për sjelljen e Zogut në fuqi me vrangelistet, donin apo s’donin ata. Bile një pjesë e masës së të arratisurve nuk e kuptoi politikën që bëhej me ta. Megjithëkëtë ata u dërguan në vendet e konflikteve rajonale pas luftës si në Palestinë, Greqi, Kore, Kongo e gjetkë. Ata u përfshinë në ushtrinë amerikane me bazat në Alaskë, Groenlandë, Gjermaninë Perëndimore etj.; në ushtritë mercenare angleze e franceze etj. Kështu në 1947 në ishullin e Kretës u përdorën mjaftë ballistë për të luftuar partizanët grekë, ku u vranë 11 vetë nga 90 ballistë që luftonin atje. Në një fjalim të tij, M. Frashëri i quajti heronj ata që u vranë për të “mbrojtur” Greqinë nga komunizmi. Të arratisur të tjerë shërbenin si korofillakë rrogëtarë etj. Po në 1947 u mobilizuan 150 të arratisur që u dërguan me një vapor egjiptian në Siri për të luftuar në Palestinë për t’u përdorur nga shtetet arabe kundër Izraelit, kurse më vonë i përdori Izraeli kundër vendeve arabe. Atje mendohej të dërgoheshin mbi 300 vetë. IRO-ja u kishte dhënë të holla krerëve kriminelë për këtë punë dhe me zgjedhjen e këtyre mercenarëve merrej një komision i saj i përbërë nga oficerë anglezë. Nga mercenarët që u vranë në Palestinë u vranë mjaft prej tyre, të tjerë u plagosën si Hamza Drini, Beqir Maloku etj. kurse një pjesë nuk pranuan të shkonin në luftë nga të cilët disa u arrestuan si 11 vetë në kampin italian të Casa Balila të tjerë i akuzuan si kriminelë dhe i kërcënuan se do t’i dorëzonin në Shqipëri, të tjerë bënin propagandë të mos shkonin si mercenarë etj. Për mobilizimin e tyre si mercenarë të arratisurit u përdorën edhe kundër forcave përparimtare. Kështu në 1948 kur gjendja e të arratisurve ishte bërë e mjerueshme dhe kundër forcave përparimtare italiane po sabotonin me sa mundnin veprimtaritë e të arratisurve atje duke e bërë çështje edhe të parlamentit italian, reaksioni italian i përdori si agjentë e terroristë. Kështu në 1946 – 1947 kuestura italiane i përdori për të vrarë eksponentë të PK të Italisë në Rexhio Emilia si psh Rakip Shaqirin etj., kurse ballisti spiun Ziçe Hatibi spiunoi e rrahu disa komunistë italianë në 1947; ndërsa Hysen Rapua spiunoi disa persona dhe një doktoreshë, që i arrestuan etj. (17), siç deklaruan E. Çako e K. Zhupa në procesin e tyre dhe shume burime njerëzore të kohës. Sipas tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve në Itali në 1948 po të fitonte PKI atje do të behej grusht shteti nga gjeneral Guxoni, ish komandant i trupave fashiste në Shqipëri. Ai do të kërkonte edhe përkrahjen e fashistëve shqiptarë të arratisur. Per këtë çështje në rast nevoje biseduan me të E. Koliqi, K. B. Mirakaj, Qazim Mulleti etj. Disa ditë para zgjedhjeve këta vendosën armatime në kampet e tyre në Jesit, ku vetë H. Dosti caktoi atje roje E. Çakon etj.

Për t’i shfrytëzuar si mercenarë ndërkombëtarë CIA krijoi në SHBA e gjetkë qendra instruksioni pranë ushtrisë amerikane si në flotën e 6 në Mesdhe, në Alaskë, Gjermaninë Perëndimore etj. ku çoi të arratisur nga Italia, Franca, Belgjika, RFGJ, Greqia, Jugosllavia, vendet arabe etj. për përgatitje. Ata u përdorën edhe në shkollat ushtarake në SHBA (Kaliforni, Alaskë) e gjetkë ku edhe deri në vitet ’80 u përgatitën kuadro shqiptarë e amerikane (që mësonin shqip) etj. si forca mercenare në drejtim të RPSSH, Kosovës e vendeve të tjera. Kështu këta mercenarë u futën në njësitë speciale amerikane e të vendeve të tjera që i rekrutonin për interesat e tyre kundër Shqipërisë e kombit shqiptar ose për t’i përdorur në agresionet kundër popujve të tjerë, veç spiunazhit etj.

Check Also

Propozimi kinez për një strukturë globale për shëndetin e njerëzimit

Nga Aleksander ÇIPA- Teksa kemi hyrë në vjeshtë, duket se shqetësimi kryesor në mendjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 9 =