Home / Aktualitet / “Krimi zgjedhor kërcënim për ditën e nesërme”, Meta me tone të revoltuara i bën thirrje SPAK

“Krimi zgjedhor kërcënim për ditën e nesërme”, Meta me tone të revoltuara i bën thirrje SPAK

Në konferencën e jashtëzakonshme, Presidenti Ilir Meta deklaroi se krimi zgjedhor përbën kërcënim për ditën e nesërme.

Ai theksoi se ky është procesi zgjedhor me i rëndësishëm dhe se do jetë vendimtar për 100 vitet e ardhshme.

“Krimi zgjedhor kërcënim për ditën e nesërme. Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë strukturave të drejtësisë. A ka pasur shqetësime presidenti? Patjetër.

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga ngjarja në Elbasan, nuk është dhënë asnjë përgjigje për ngjarjen tragjike që meriton të zbardhet urgjentisht. Përpara se të kemi ngjarje të tjera dhe të mos kemi asnjë ngjarje tjetër.

Dhe pse dje kam ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje nga institucionet, këto të fundit prokuroria dhe policia nuk po veprojnë. Ka një vullnet të padukshëm, kokëfortë dhe kriminal për ta shtyrë këtë proces pas zgjedhjeve”, tha Meta.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 1 =