Home / Aktualitet / Krimi në Librazhd/ Flet e përlotur nëna e viktimës

Krimi në Librazhd/ Flet e përlotur nëna e viktimës

Detaje të reja dalin nga krimi makabër në Dragostunjë të Librazhdit ku Qemal Bici, pasi vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Menturie Bici u vetrëvarë në një pemë në oborrin e shtëpisë.

Sipas të ëmës së viktimës, Qemal Bici e dhunonte rregullisht Menturie Bicin dhe ishte vazhdimisht i alkoolizuar.

Në një intervistë për media Hatixhe Rruplli, nëna e viktimës ka thënë se nuk do t’a fali kurrë dhunën e ushtruar dhe vrasjen e të bijës së saj.

Më këputi shpirtin, pse të ma bëjë këtë gjë. Fëmijët i ka marshalla si yje, 100 mijë herë e kam denoncu. Ndaje po se deshe ndaje i thosha, po jo të ma vrasi. Nuk ke punë të vrasësh fëmijën tim se nuk ja ke dhënë ti jetën. Unë si nonë nuk e fal gjakun e hasmit, kurrë në botë, ai t’më vrasë fëmijët unë t’a fal? Jo nuk ndodh kurrë kjo gjë”– u shpreh e ëma e viktimës.

 

Check Also

Formacioni më i mirë për fazën e grupeve në ‘Euro 2020’, ja mungesa e madhe…

Është mbyllur faza e grupeve në kampionatin Europian. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar formacionin më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 10 =