Home / Aktualitet / Krim brenda familjes, djali vret babain në Fier

Krim brenda familjes, djali vret babain në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Luar në Roskovec. Policia bën me dije se rreth orës 11:50,  25-vjeçari Erdis Rapi ka goditur në kokë me sende të forta (shkop), babain e tij, shtetasin Dhori Rapi, 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme

“Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë”, njofton policia.

Ndërkohë, autoritetet po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Check Also

Basha: E diela është dita e çlirimit nga e keqja, votoni mashivisht numrin 9

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e fitj në mitingun përmbyllës në Tiranë, e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 2 =