Home / Aktualitet / Krijohen sërish radhë në pikën kufitare të Kapshticës

Krijohen sërish radhë në pikën kufitare të Kapshticës

Mëngjesin e kësaj të Premte janë krijuar sërish radhë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Qindra persona, në pritje për të kaluar në territorin grek, kanë krijuar radhë që në orët e para të ditës së sotme, ndërsa një pjesë e tyre janë detyruar të kalojnë natën jashtë, pasi pala greke pezulloi që pasditen e djeshme kalimin, pas plotësimit të numrit prej 300 personash.

Edhe pse mëngjesin e sotëm ka vijuar puna në pikën e kalimit kufitar, një pjesë e personave janë kthyer mbrapsht nga policia shqiptare, pasi nuk kishin në rregull formularin online.

Me gjasë, një pjesë e konsiderueshme e personave që janë në radhë nuk do të kenë mundësi të kalojnë, pasi shpejt pritet të plotësohet numri prej 300 personash.

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 7 =