Home / Kryesore / Kreu i Akademisë serbe përplaset keq me peshkopin serb: Kosova nuk është e jona

Kreu i Akademisë serbe përplaset keq me peshkopin serb: Kosova nuk është e jona

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq është përplasur me peshkopin serb Grigorije për deklaratat e këtij të fundit se “Kosova është e jona”.

Kostiq ka thënë se Kosova nuk është e jona dhe kjo duhet të kuptohet sa më parë që është e mundshme.

“Unë e pranoj plotësisht se jam gabim, por pyeteni peshkopin nëse ai ka të drejtë. Unë kam kaluar kufirin, ata më treguan pikërisht pjesët e rrugës që nuk janë të përshtatshme për tu kaluar. Do të ishte mirë që Vladimir Kostiq të nënshkruante Marrëveshjen e Kumanovës, Marrëveshjen e Deytonit dhe Marrëveshjen e Brukselit atëherë do ta kishim fajtorin dhe nuk do të kishim nevojë të mendonim më për këtë”, ka thënë Kostiq, shkruan Nova.rs.

Ai tha se do ta pyeste peshkopin nëse disa nga klerikët e mëdhenj serbë janë tradhtarë.

“A është Carnojeviq tradhëtar? Nuk mendoj se është, çfarë kam thënë le të mbetet si e gabuar, por askush në këtë shtet përfshirë kishën nuk e ka titullin e së vërtetës kur vjen puna te Kosova. Askush nuk mund të më bind mua se jam tradhtar, sepse sa isha këtu, disa nga ata dhe fëmijët e tyre kishin ikur jashtë”, tha Kostiq.

Check Also

Kinezë pranojnë që kanë gënjyer botën për koronavirusin

Mjekët kinezë janë filmuar fshehurazi, ku dëgjohet se ata ishin në dijeni sesa i rrezikshëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =