Home / Kryesore / Kreshnik, kundërshtimi nuk është alternativë!

Kreshnik, kundërshtimi nuk është alternativë!

Sebastian Zonja/

Logjika e mjerë e Kreshnik Spahiut është se duke sharë Vetëvendosjen duket si proamerikan. Mjerim total intelektual!
Albinin është mirë ta konkurojmë që të kemi të tjerë politikanë të atij kalibri, jo të shkojmë me shprehjen – budallai të ul në nivelin e vet, e më pas të mund.
Konkurenca le të jetë se kush do dhe bën më shumë për vendin, sepse duke dashur vendin afrohesh më shumë me vlerat demokratike amerikane.

E anasjellta nuk vlen.

Sepse amerikanët s’na kanë thënë ndonjëherë korruptohuni, por luftoni korrupsionin. Dhe një gjë të tillë, kur ishte nënkryetar i KLD-së, Kreshniku nuk e bëri. Pra, Kreshniku është anti-amerikan sepse s’i përmbahet vlerave që kanë themeluar këtë vend të madh.
“Koha ecën më shpejet se inatet e Albinit” – shkruan Spahiu.

Epo, koha na tregoi se Kreshniku doli me u shit, e s’e bleu kush këtu.

I tha në negociata të dërguarve të PS-së se donte së paku 6 deputetē nē Kuvend, dhe kur i thanë Jo, shkoi te Opozita nē Çadër më pas.

Na tha se vendi mund të bëhet, por fill pas Çadrës iku në emigrim.
Edhe kjo s’i përmbahet vlerave amerikane. Ata e shembëllzojnë botën sipas vlerave demokratike, dhe nuk i ikin betejës, sepse si Obama, si Trumpi kishin sloganet ‘Po, Ne Mundemi’ dhe ‘T’i kthejmë madhështinë Amerikës’.

Andaj, Kreshniku është inatçor, sepse po i shan të gjithë pse nuk e bënë pjesë të ‘tavës’, jo se kishte ndonjë ideal të lartë në politikë.

Kundërshtimi nuk është alternativë, dhe ky është bataku i gjysmëintelektualëve si Kreshniku.
Dhe si thotë një miku im konstitucionalist – edhe Ngjela është jurist më i mirë se ai, se politikan po e po…

Check Also

Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 16 =