Një tjetër fëmijë shqiptar shkëlqen në arritjet akademike.
Ai quhet Jurgen Shqepa, banues në Boston SHBA. Ai është nderuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me medaljen më të lartë për arritje akademike. Jurgeni u nderua me medaljen e artë të ekselencës, të programit “President’s Outstanding Education Award”, në 2020.
Ai ka shkëlqyer jo vetëm në mësime. Gjatë këtyre viteve, Jurgeni ka qenë fitues i disa olimpiadave e konkurseve. Ai eshte fitues i kupës për eksperimente shkencore, fitues i çmimit në Shkencat Kompjuterike dhe Matematikë dhe fitues i çmimit në Shkenca.
Me rezultatet e larta të arritura në mësime, duke u vlerësuar me medaljen e ekselencës nga Presidenti Trump, Jurgen Shqepa ka bërë krenarë jo vetëm prindërit, por edhe të gjithë shqiptarët te cilet ndihen po kaq krenarë me djaloshin aq të ditur, të kultivuar e të edukuar.
Foto të çmimeve dhe çertifikatave me të cilat Jurgeni është vlerësuar:
M.C
©️Shtypi.net