Home / Lajmi Fundit / KQZ shpall rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e 25 Prillit

KQZ shpall rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e 25 Prillit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar me 3 vota pro dhe 2 kundër projektaktin për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në këtë mënyrë KQZ ka shpallur rezultatin përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, duke vulosur fitoren e socialistëve.

Kujtojmë se opozita kundërshtoi rezultatin duke kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa qarqe, por të gjitha shkallët e ankimit përfshirë dhe Kolegjin Zgjedor, i rrëzuan pretendimet e tyre duke lënë në fuqi  rezultatin, ku PS fiton 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

 

Check Also

Vrasja e efektivit në Lezhë, reagon ambasadorja Yuri Kim: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, reagon për vrasjen e efektivit të Krimeve të Rënda, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × five =