Home / Politike / KQZ nxjerr rregullat të cilat duhen zbatuar gjatë votimin nga qytetarët

KQZ nxjerr rregullat të cilat duhen zbatuar gjatë votimin nga qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura masat të cilat duhet të zbatojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve.

KQZ ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID, ndërkaq thekson se duhet të mbahet distanca fizike në momentin që qytetarët janë në vendvotime.

Njoftimi i plotë:

KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimin dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimin në kutinë e votimit;

Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serish duart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

(E.G/Faxweb.al)

Check Also

Covid në Kosovë/ Rritet kurba e infektimeve, humbasin jetën 4 qytetarë

Njoftimi i plotë i IKSHPK: 295 TË SHËRUAR DHE 568 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =