Home / Aktualitet / KQZ miraton dy fletëvotimet që do të përdoren nga qytetarët/ Në gjuhë serbe dhe atë turke

KQZ miraton dy fletëvotimet që do të përdoren nga qytetarët/ Në gjuhë serbe dhe atë turke

KQZ në Kosovë ka miratuar dy fletëvotimet që do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Njëri fletëvotim përmban dy gjuhët zyrtare në Kosovë, gjuhën shqipe dhe serbe, ndërsa fletëvotimi tjetër i miratuar përmban tre gjuhë zyrtare në Kosovë: shqip, serbisht dhe turqisht.

KQZ nuk ka miratuar propozimin e anëtarit të PDK-së që në fletëvotim krahas logos dhe akronimit të partisë të shënohet edhe slogani i subjektit apo koalicionit në zgjedhje.

Burim Ahmetaj nga QNR u shpreh se nga diaspora qytetarët mund ta printojnë në formatin A3 apo A4 dhe nuk ka rëndësi nëse është me ngjyra apo pa ngjyra.

“Për zgjedhjet në Kosovë fletëvotimi duhet të jetë origjinal dhe përmban të gjitha elementet e sigurisë”, tha Ahmetaj

Check Also

Aksion i madh në kryeqytet, arrestohen 8 zyrtarë të Policisë, akuzat që rëndojnë mbi ta

8 zyrtarë të policisë së Kosovës janë vënë në pranga me urdhët të Prokurorisë. Ky …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =