Home / Aktualitet / KQZ mblidhet pa humbur kohë për shqyrtimin e dokumentacioneve

KQZ mblidhet pa humbur kohë për shqyrtimin e dokumentacioneve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme në orën 17:00 për të shqyrtuar kthimin për korrigjim të listave të Partisë Socialise, dhe PD-AN (Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim).

Në njoftim thuhet se KQZ, do të shqyrtojë gjithashtu Partia Nisma Thurje, Partia Balli Kombëtar, Partia Bindja Demokratike dhe koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”.

Njoftimi:

Te nderuar kolege,

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, sot ne oren 17:30, zhvillon seance publike me rendin e dites:

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Projekt vendim  “Për miratimin e gazetarëve të televizionit “Fax Media Neës” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”;

“Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të qendrës “Faktoje” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”;

“Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të shoqates “Qëndra për Transparencë” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”;

“Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Organizatës Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”.​​

Seanca do të transmetohet ne kohe reale ne faqen zyrtare te KQZ-se, si edhe ne platformat “Facebook”dhe YouTube”.

Pune te mbare,

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 1 =