Home / Aktualitet / KQZ çon në ndjekje penale anëtarët e grupeve të numërimit të votave

KQZ çon në ndjekje penale anëtarët e grupeve të numërimit të votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhje, Ilirjan Celibashi, pas verifikimit pazgjedhur ka vendosur të gjobisë sekretarët e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, dhe të çojë për ndjekje penale anëtarë e grupeve të numërimit të votave që shkelën ligjin.

Celibashi paralajmëroi edhe më herët se të gjitha shkeljet penale të 25 Prillit, do t’i adresohen Prokurorisë.  Sipas vlerësimeve paszgjedhore të KQZ-së, rezultoi se 224 qytetarë kishin votuar dy herë dhe 44 të tjerë kishin votuar më shumë se dy herë.

“224 qytetarë kanë votuar dy herë, kur një person ka shënuar gishtin ky ka edhe një lexim me po të njëjtën shenjë gishti. 44 shenja gishti kanë votuar më shumë se dy herë për 518 herë në total. Në 28% të qendrave nga 519 të këqyrura kanë diferencë nga 1-9 vota. 1%, në 4 QV nga 519 kanë ndodhur diferenca nga 10-30 vota, nuk ka raste që diferenca për partitë të jetë mbi 30 vota. Në 41% të fletëve të pavlefshme është votuar më shumë se një parti. 25% e fletëve të pavlefshme është votuar për një subjekt dhe kandidat të një subjekti tjetër, 15% të pavlefshme se ka qenë e pamundur për t’u vlerësuar dhe lexuar zgjedhja e votuesit, ndërsa 19% janë raste të tjera“, deklaroi Celibashi pas verifikimit paszgjedhor.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat deklaroi se KQZ do të çojë për ndjekje penale në prokurori 67 anëtarë të grupeve të numërimit në zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se në dy qendra votimi janë identifikuar 20 raste të votimeve të shumëfishta.

“Në total janë 67 anëtarë të grupeve të numërimit, emrat e të cilëve do të referohen në organin e prokurorisë. Të gjitha shkeljet që i kemi vlerësuar si shkelje penale, kanë të bëjnë me diferenca në fletët e votimit, apo në rezultatin e votimit për kandidatin, jo për partinë. Ne s’kemi në kushte as për të hetuar dhe verifikuar për këta anëtarë, që janë apo jo përgjegjës për këtë parregullsi. Do i takojë organit të prokurorisë për të parë që nesër janë të 4 anëtarët e grupit përgjegjës, apo vetëm njëri prej tyre. të 4 janë përgjegjës para ligjit. Janë 20 raste kur kemi parë votim të shumëfishtë. janë në 2 qendra votimi këto raste”, tha Celibashi.

Shkelën ligjin më 25 Prill/ KQZ çon në ndjekje penale Shkelën ligjin më 25 Prill/ KQZ çon në ndjekje penale

Check Also

Në protestën para PD, Reporterët pa Kufij kritikojnë policinë shqiptare

Reporterët pa Kufij kanë kritikuar policinë shqiptare për sjelljen e treguar ndaj gazetarëve dhe punonjësve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − fourteen =