Home / Aktualitet / KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Stroka, del i buzëqeshur nga seanca së bashku me bashkëshorten

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Stroka, del i buzëqeshur nga seanca së bashku me bashkëshorten

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Besmir Stroka.

Gjatë seancës dëgjimore të marten, u relatuan raporte pozitive për të tre kriteret e rivlerësimit për gjyqtarin Stroka.

Besmir Stroka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ku vazhdon të punojë aktualisht.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Stroka u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn.

Check Also

Me këto mënyra të thjeshta mund t’i fshihni thinjat nëse nuk doni t’i lyeni flokët

Si rregull, thinjat e para dalin pas të 30-tave! Nëse gjeni fije gri më herët, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − eleven =