Home / Aktualitet / KPK e shkarkoi dhe i preu në mes ”ëndrrën” për të qenë anëtar i SPAK-ut, KPA jep vendimin final për Eugen Becin

KPK e shkarkoi dhe i preu në mes ”ëndrrën” për të qenë anëtar i SPAK-ut, KPA jep vendimin final për Eugen Becin

Kolegji i Posatshëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i cili ishte edhe kandidat më herët për në SPAK. KPA e ka gjetur të drejtë vendimin e dhënë më herët nga KPK duke e lënë në fuqi përjashtimin me 15 vite nga sistemi i drejtësisë Becin.

Eugen Beci e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 2004 ai është emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe aktualisht.

Eugen Beci ka mbajtur postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për disa vite. Në vitin 2015, ai e la këtë detyrë për t’u transferuar përkohësisht në Prokurorinë e Elbasanit, për tu kthyer sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Beci u shkarkua për shkak të problemeve që iu hasën më pasurinë e tij, kryesisht për blerjen e një apartamenti 169 metra katrorë në kryeqytet. Po ashtu probleme iu gjetën edhe gjatë kontrollit të figurës, përfshi kontaktin e papërshtatshëm me një person të publikuar gjatë debatit publik për komplotin e vrasjes së deputetit Tom Doshi.

Beci i tha asokohe trupës gjykese që i qëndronte shpjegimeve me shkrim mbi pasurinë, por kërkoi që ngjarja sipas të cilës ai kishte kontakt të papërshtatshëm me një person, të mos merrej në konsideratë. Gjithashtu, ai shpjegoi se ngjarje të ngjashme mund të përdoreshin në vijim ndaj çdo zyrtari publik.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Mutacionet e Covid-19 e bëjnë shqetësuese situatën në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 3 =