Home / Bota / Kostumi antivirus/ Njihuni me shpikjen e re të shkencëtarëve meksikan që do t’iu mbrojë nga COVID-19(FOTO)

Kostumi antivirus/ Njihuni me shpikjen e re të shkencëtarëve meksikan që do t’iu mbrojë nga COVID-19(FOTO)

Kriza e koronavirusit ka bërë që specialistë nga e gjithë bota të punojnë për t’i ofruar njerëzimit mjetet për të luftuar pandeminë.

Një nga shpikjet më të reja është kostumi antikoronavirus. Shkencëtarët meksikanë kanë arritur të krijojnë një veshje për personelin mjekësor që kujdeset për pacientët me Covid-19.

Ky kostum krijon lirshmëri në lëvizje për mjekët dhe infermierët.

Një nga problemet kryesore të personelit mjekësor ka qenë se masat mbrojtëse që marrin gjatë orarit të punës i shkaktojnë nxehtësi dhe i vështirësojnë frymëmarrjen dhe shtojnë lodhjen. Eliminimi i këtyre pengesave ishte qëllimi i Xe Medica Ambulancias, kompanisë që ka prodhuar kostumin e ri.

“Është një kostum krejtësisht hermetik. Qëllimi kryesor ishte që kostumi të ishte hermetik, më pas punuam që të ishte edhe i freskët, pasi mjekët mendojnë dhe punojnë më mirë kur ndihen rehat gjatë punës”, thotë Fernando Aviles, drejtori i kompanisë.

Bateria e kostumit zgjat 8 orë dhe mund të karikohet kudo.

Krijohet kostumi antikoronavirus, mbron mjekët 100% nga infektimi dhe nuk Krijohet kostumi antikoronavirus, mbron mjekët 100% nga infektimi dhe nuk Krijohet kostumi antikoronavirus, mbron mjekët 100% nga infektimi dhe nuk Krijohet kostumi antikoronavirus, mbron mjekët 100% nga infektimi dhe nuk

Check Also

Meta: Planifikime të çmendura për kapje votash kanë nisur, përshkallëzimi i krizës politike bëhet edhe më kërcënues

Presidenti Ilir Meta ka ngritur në fokus shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 3 =