Home / Aktualitet / Kosova regjistron 5 humbje jete në 24 orë e fundit, ja sa persona rezultuan pozitiv me Covid-19

Kosova regjistron 5 humbje jete në 24 orë e fundit, ja sa persona rezultuan pozitiv me Covid-19

264 TË SHËRUAR DHE 445 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 445 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.592 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.321.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 39 raste, Pejë 37 raste, Prizren 29 raste, Gjilan 24 raste, Ferizaj 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 13 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 12 raste, Rahovec 8 raste, Kamenicë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Graçanicë 3 raste, Deçan 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 13 =