Home / Kryesore / Kosova na jep një tjetër leksion demokracie, Albin Kurti zyrtarisht Kryeministër!

Kosova na jep një tjetër leksion demokracie, Albin Kurti zyrtarisht Kryeministër!

Në një ceremoni e ngjashme me atë që zhvillohet në çdo vend demokratik, dhe europian, Albin Kurti ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit, gjatë një ceremonie ku i pranishëm ishte dhe paraardhësi i tij Avdullah Hoti.

Kryeministri i zgjedhur Albin Kurti ka pranuar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti edhe raportin dhe dosjen e punës.

Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë me ceremoni zyrtare ndërsa mediat në Kosovë kanë marrë pamje nga momenti kur është bërë dorëzimi i detyrës së kryeministrit në Qeveri.

Një orë e gjysmë pas pranimit të detyrës, Kurti është bërë e ditur se do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë. Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërsa, pasdite Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Albin Kurti është emëruar dje kryeministër duke marrë 67 vota të deputetëve të Kuvendit.

Check Also

Rinia shqiptare nuk do të jetë më një brez i humbur!

Nga Bujar LESKAJ –   Në tetë vitet e fundit, janë larguar rreth 140 mijë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 17 =