Home / Kulture / Korsët dhe Shqiptarët!

Korsët dhe Shqiptarët!

Shikim antropologjik -Paris 1877…

Emri Pellasgë, është dhënë nga Grekët e lashtë të Jonit, ne mënyrë të gjeneralizuar për autoktonët e gadishullit ballkanik dhe një pjese e Italisë.
Cilët janë popujt, të njohur aktualisht, që mund të justifikojnë dhe të jenë thirrur prej tyre Pellasgë?

Përpara arritjes së Serbëve dh Uralo-Altaienët ( Turk, Tatar, Bullgarë),, gadishulli ballkanik ishte i populluar:
1- nga Grekët Jonian ose Grekët e rivierës, gjeneralisht të quajtur dhe dolikocefale, lundrues dhe tregëtar ekselent,;
2- nga Grekë më në thellësi, gjeneralisht të quajtur bradocefale, bujq, artizan, barinj ;
3- nga Rumunët ( Tsintsarët, ose Rumunë të Turqisë), me kokë të Keltëve, bradocefalë, barinj, bujq, artizan;
4- nga Shqiptarët, mercenar, bandit…

Nuk janë Grekët e Jonit ku mund të kenë mbajtur emrin e Pellazhëve…
Rumunët e Pindit prezantojnë një karakter të përbashkët me Keltët.
Duket të jenë pasardhësit e fiseve që Grekët i quanin – Galatë dhe që janë përmendur nga Diodor i Sicilisë, Appien, Straboni,etj …si popullsi që banonte në beri të Greqisë, Maqedonisë dhe Epirit.
Atëherë mbetet për të përmendur, ata që mbanin emrin e Pellazgëve, vetëm Shqiptarët dhe Grekët më brenda kontîentit.
Të parët duket se kanë një prejardhje më Ilirët e vjetër, popull i betejave dhe plaçkitkeve.
Të dytët duken pasardhësit e Trakëve të vjetër…

Mbretërit e Maqedonisë mbretëronin mbi Trakët dhe Shqiptarët. Keta të fundit kanë formuar elitat e trupave të maqedonase dhe klasën drejtuese.
Për tu kthyer në temën tonë, mund të gjykojmë tani në se Korsën e kanë populluar Pellasgë Trak, apo Pellasgë Shqiptarë.
Ne kemi pak të dhëna mbi karakterin e Pellasgëve Trak, banuesit e vjetër të Maqedonisë, Trakëd, Thesalisë dhe Misisë. Nuk përjashtohet mundësia që një numër i madh Trakësh janë kryqëzuar me pushtuesit e rinj të ketyre tokave, për të dhene popullsinë e re të këtij gadishulli, d.m.th-Bullgarë, Serbë ndoshta, shumë e mundur edhe Rumunë.
Jashtë,si për të thënë, Shqiptareve, Rumunëve, Serbëve, Bullgarëve, Grekëve të bregdetit, Turqve, Ciganëve, Çifutëve, ka në gadishullin ballkanik vetëm Grek në brendësi të tokave, larg brigjeve, duke besuar dhe duke u ”argëtuar” se këta Grek janë pasardhësit e Trakëve të vjetër.
Ne, ketu do të përjashtojme Rumunët,që, gjatë 4 shekujve të fundit, janë helenizuar dhe i emërtojmë së bashku me Grekët e brendësive .
Keta Trak merren, kemi thënë, me tregëti dhe industri.
Në qofte se konsiderojmë me kujdes karakteret e racës se Korsëve, jemi, duhet thënë, të detyruar, të pranojmë, që nuk janë Pellasgë Trak, por Pellasgë Shqiptar, që kanë ardhur për të populluar Kirnon ( Korsen) antike.
Në të vërtet, të gjithë konstatojmë se Korsët janë luftëtarë të pamëshirshëm, trima, gjithashtu mizor dhe disa prej tyre edhe bandit.
Në qytet bejne profesionin e policit, xhandarit, rojes se burgjeve dhe u përshtatet mrekullisht Korsëve…
Nga ana tjetër, shikojmë Shqiptaret të posedojnë te njëjtat tipare, dashurinë për luftën dhe dominimin me çdo lloj mënyre, penetrimin e tyre thellësisht në atë që e quajmë- shpirti i klaneve- janë të gjithë kusherinj.
Banditët e tyre, në qofte se mund të shprehem kêshtu, janë bere legjendar.
Vendeta, është gjithashtu një nga institucionet e tyre më të dashura.
Për të dhene një ide të mizorise se tyre, duhet të permend që vetëm 1 milion e tyre, Shqiptarëve, musulman, ndodhet ne Turqi dhe furnizojne një kontigjent të konsiderueshem të Bashi-Bozukeve.
Mirditoret jane Shqiptar katolik dhe formojnë trupat e Arnauteve, të tjerë vrases mizor dhe shumë herë me pages, të denjë te bëjnë gjithçka..
Himariotët, të cilët i njihte mire Ali Tepelena janë Shqiptare orthodox, më mizoret e mizoreve..
E dimë tashme se sa Shqiptar janë servirur si mercenar.
Kemi parë në Egjypt, Rumani, në mbreterine e Napolit,Italine e jugut.
Atë që njohim më pak, është roli i tyre në shoqerite pak, a shumë të policuara, të kontrolluara.
Në Rumani dhe në Greqine e çliruar, Arnautet sot kanë ndërruar profil, atë të mercenarit, etj etj… dhe kanë monopolin e profesioneve të tjera, që u përshtatet mrekullisht karakterit të tyre.
Janë police, spiun, prefekt policie, drejtor burgjesh, avokat, taksambledhësh, kontrollor doganash etj…
Ne mendojm atehere se, duke parë këtë ngjashmeri të karakterit dhe sjelljes intelektuale ndërmjet Shqiptareve dhe një kategori te Korseve , do të gjejme-fort e mundur- analogjine më të madhe të karakterit morfologjik dhe anatomik të dy popujve, nuk duhet nxituar, pasi të posedojme nje numer të mjaftueshem dhe observim antropologjik i bere me kujdes.
Dhe atëherë do të vijme të flasim më më siguri për Shqiptaret, që na kanë lejuar të bejme akoma disa refleksione mbi sjelljen e kesaj popullsie. Ndoshta, me kohen, observojme tek disa Korsë të tjera karakteristika të ngjashme me Shqiptaret.
Nga shpirti i tyre i fuqishem i klanit, nga sjellja e tyre prototipe për të dominuar popullsite në të cilat kanë penetruar, njerez të vërtet të pakontrollueshem,

Shqiptaret kanë arritur të ndertojne thuajse ekskluzivisht klasat drejtuese të tre shteteve të gadishullit, Rumanise, Greqise dhe Turqise.
Në këto shtete, ata luajnë një rol me milingonat gjakpirese ( formica sanguinea) dhe milingonat kuqerremte ( formica rufescens) .
E dime se milîgonat e kuqerremte kanë karaker dhe zakone luftarake; bejne lufte me milingonat e zeza, me thumb dhe ato të vogla për ti kthyer në skllaveri. Te kuqerremtat veçanërisht « angazhohen në jeten heroike për të nënshtruar të gjitha llojet e tjera dhe ia arrijne mjaft mirë dhe nuk do të ekzistonin pa ndihmen e skllaveve të tyre….
Pa Bullgaret dhe Rumunët e Epirit, vdisje se ngreni në atdheun e Shqiptareve.
Jashtë vendit të tyre, fillojne profesionin e mercenarit dhe ia dalin gjithmone të formojne një oligarki nga një seleksion i vërtet. Perhapen mrekulisht duke asnjesuar nga funksionet e larta gradualisht të gjithë funksionaret e vendit.
Kanë një nuhatje të veçantë për të njohur racën e tyre dhe pse e shikojnë për herë të parë dhe, i lindur në një shtet tjetër dhe që nuk kupton gjuhen e të parëve.
Shqiptaret nuk mban as gjuhen, as atdheun, as fene.
Nga një gjenerat në tjetren nderrojn kombesine; ose të paktën japin pershtypjen, në aparence, të autoktoneve, që janë asimiluar totalisht, por në realitet nuk e dorezojne asnjëherë klanin e tyre.
Deklarojne njeherësh Grek e Rus,ose çfarë të munden.
Janë kudo njerez që kërkojnë të nenshtrojne, qofte edhe dhe shefin e tyre edhe pse i paguan. Dhe kur nuk munden kërkojnë dikë tjetër gjithmone për të tiranizuar.
Por, kur është në natyren e tij, të jete njeheresh Shef dhe Skllav, Tiran e i Tiranizuar, kuptojme dhe besimin e tij lidhur me fete.
Atë që shprehin shpeshhere per besim absolut,është vetëm një llogaritje matematike.

Kemi thënë që klasa dominante në Turqi, Greqi e Rumani është e kompozuar veçanërisht me Shqiptarë.
Dallojme ne librin ekselent të Z. Reclus,(libër që flet për demografîn dhe gjeografin e perandorive) se, në 3 milion e gjysem musilman të Turqise Evropiane ka, 1 milion e gjysem Turk, 1 milion Shqiptare dhe 1 milion individ të ndryshem si: Serb, Bullgare, Tatar, Cigane, Kirkasien.
Dhe zbulojme me habi,që, një e treta, të paktën, e numrit të pashallareve dhe funksionareve te medhenj, janë Shqiptar.
Atëherë konkluzioni është, duke njohur karakterin e races se tyre, nuk është e veshtire për ta të ngjiten në hierarki, në të gjitha vendet ku mbreteron despotizmi.
Ka gjithashtu në Turqi një numer të madh Shqiptaresh të krishtere që okupojne funksione diplomatike.
Të tillë janë Fanariotet, të njohur per fines dhe keshillat e tyre dhe që i ngaterrojme shpeshhere me Grek.
Dhe për çudi, të gjithë ata që kanë një nuhatje dhe logjik të formuar antropologjike e dinë se Grekët kanë instikte tregtare; ëndrra e tyre është të ndodhen ne krye të një magazine dhe të fitojne shumë monedhe, pa lodhje dhe duke spekulluar.
« Greku -thote M.H. Belle- është njëherësh, hero dhe xhambaz, ushtar edhe kinkaler, kuvarda në gjak dhe frika cak në gen, kapiten anijesh dhe mbajtes llogarish, gati, ende sot, të shes kaviar apo të hidhet në erë në një vark; një përzierje e veçantë maramëndese dhe e djallëzuar, trimërie dhe logaritje e devotshme e një instikti merkantil ( doktrine e vjetër ekonomike)»
Njëherësh, patriot dhe merkantil (tregetar), ja Greku!
Urren Turkun, ndërkohe që Shqiptari kërkon vetëm ti shërbej despotit aziatik, me jatagan dhe karabin në fillim, dhe pastaj më djallëzi dhe dhelpëri.
Si të gjithë mercenaret, Shqiptari tradheton atë që i ka sherbyer,sapo i jepet mundesia dhe interesi që t’a bëj.
……………………………………………………..

Është tepër interesant vazhdimi….por të dielen tjetër

Naten e mirë !

Check Also

Më 26 janar u nda nga jeta Ismail Qemali

Më datë 26 janar kujtojmë ndarjen nga jeta të Babait të Kombit, Ismail Qemali, udhëheqësi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =