Home / Aktualitet / “Korrupsioni është sëmundje botërore”/ Ja si “justifikohet” drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” pas rastit të Tires

“Korrupsioni është sëmundje botërore”/ Ja si “justifikohet” drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” pas rastit të Tires

Shefi i spitalit Covid ‘Shefqet Ndroqi’, Perlat Kapisyzi në një intervistë për ‘Open’ ka ‘justifikuar’ skandalin e zbuluar te spitali Covid ku dy sanitare dhe 3 infermiere mashtronin familjarët e të shtruarve.

Kapisyzi shprehet se ‘faji’ është i karakterit të Tires dhe kjo ka ndikuar dhe te element të tjerë. Sipas Kapisyzit ‘faji’ është dhe tek mentaliteti i shoqërisë shqiptare e cila sipas tij është mësuar që të marrë shërbim cilësor të jap ndonjë gjë.

Pjesë nga biseda:

Perlat Kapisyzi: Janë ngjarje tronditëse që na kanë shkaktuar të gjithëve, jo vetëm mua. Ngjarje që nuk duhet të njollosë dhe të zhdukin punën që bëhet në shërbimin shëndetësor. Korrupsioni në shërbimin shëndetësor është sëmundje botërore. Pashë që e konsideronin sëmundje botërore dhe është plagë që shfaqet në trupin e sistemeve shëndetësore. Ndaj këtyre shfaqjeve, gjëja kryesore është që të mbahet një qëndrim i vazhdueshëm me të njëjtin instensitet.

Eni Vasili: Keni zhvilluar hetime të brendshme?

Perlat Kapisyzi: Hetimet e brendshme, kur prokuroria heton, thuhet se i dëmton. Por nuk kemi ndenjur indiferent. Ajo fatkeqësia jonë ishte që një personel i brendshëm hyri dhe ç’pengoi vigjilencën. Tirja ka shumë vite që punon, për pak del në pension. Karakteri i njeriut përcakton edhe fatin e tij. Karakteri formohet nga ambienti, natyra dhe shoqërua. Karakteri i saj ka ndikuar edhe tek elementë të tjerë. Kanë pasur karakterin e Tires, kanë gjetur një terren ku mentaliteti i shoqërisë është që shërbimi bëhet më cilësor nëse jep ndonjë gjë. Është trashëguar në vite…Nuk them që është më kot, por nuk duhet të na bëjë që të ndihmojmë për të lulëzuar Tirja dhe të tjerë.

Check Also

Lufta me COVID-19 / Vjen lajmi i mirë nga Kina

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se kanë miratuar dy vaksina të reja kundër Covid, për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + seven =