Home / Aktualitet / Koronavirusi/ Situatë serioze në vend,flet mjekja shqiptare: Shqipëria po del kundër rekomandimeve të OBSH

Koronavirusi/ Situatë serioze në vend,flet mjekja shqiptare: Shqipëria po del kundër rekomandimeve të OBSH

Aurora Meta-Dollenberg, mjeke shqiptare në Gjermani, e cila gjithashtu është pjesë e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë thotë se, në vendin ku ajo jeton dhe punon nuk ka pasur shtim të rasteve gjatë ditëve të fundit. Për situatën në Shqipëri, e cila është krejtësisht e ndryshme, znj. Meta-Dollenberg thekson se është e pakuptueshme ajo që po ndodh në vendin tonë.

“Situata në Shqipëri po më krijon shumë keqardhje dhe shqetësim. Është një rritje deri diku e pa kuptueshme për ne që punojmë jashtë. Mund të them se në një qendër spitalore siç është QSUT, akoma nuk po aplikohet testimi standard për të gjithë pacientët që shtrohen në spital, mendoj rritja e numrit të të infektuarve është një gjë e pa evitueshme”, u shpreh mjekja shqiptare.

Për mos testimin e të afërmve në rastet kur në një familje identifikohet një person pozitiv me COVID-19, Aurora Meta-Dollenberg tha se kjo është kundër rekomandimeve që jep Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Nuk është absolutisht në rregull që në qoftë se në një person ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një pacient pozitiv, ai të mos testohet. Kjo është kundër protokolleve të OBSH-së”, tha ajo.

Për mënyrën e kryerjes së testimeve dhe krahasim me Gjermaninë, Meta-Dollenberg e konsideroi absurd faktin që testimet kryhen vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik. “Nuk mund të centralizosh testimet, të cilat janë të nevojshme kudo, në të gjithë hierarkinë e sistemit të kujdesit shëndetësor. Në Gjermani kryhen në çdo spital, qoftë shtetëror apo privat”, tha mjekja.

“Kam një thirrje për kolegët e mirë në urgjenca apo kudo ku pranohen pacientë të patestuar, që të ngrenë zëri ndaj institucioneve që të mos pranojnë në kushte të tilla pasi në fund të fundit është mjeku ai që ka përgjegjësinë edhe etike mbi sistemin shëndetësor. Patjetër që qeveria ka përgjegjësinë e saj madhore, por nëse nuk vjen nga qeveria të vijë nga popullata apo personeli mjekësor një revoltë për diagnostifikim”, përfundoi Meta-Dollenberg./Euronews

Check Also

Dita nis me diell e kthjellime, por priten surpriza! Mësoni parashikimin e sinoptikanëve për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në vendin tonë. Por mesdita …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + seventeen =