Home / Aktualitet / Koronavirusi/ Rregullat e reja: Ja kush lejohet të dal sot dhe nesër/Oraret

Koronavirusi/ Rregullat e reja: Ja kush lejohet të dal sot dhe nesër/Oraret

Këtë fundjavë ka më tepër liri-dalje për të moshuarit dhe prindërit me fëmijë. Të moshuarit lejohet të dalin deri në orën 10:00, sot edhe nesër. Gjatë kohës që pensionistët lejohet që të dalin, të gjithë të tjerët do të jenë brenda.

Ndërkohë kur pensionistët të jenë rikthyer brenda, nga ora 11:00 deri në 17:30 sot dhe nesër do të lejohet që të dalin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Që do të thotë se përveç nënave sot u jepet leje për të dalë nga shtëpia të dy prindërve dhe jo më me fëmijë deri në 10-vjeç, por 14 dhe të dyja ditët.

Rregullat e reja për sot dhe nesër

Sot dhe nesër pensionistët do të lejohen të dalin lirisht deri në orën 10.00.

Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Sot dhe nesër prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11.00 deri në orën 17.30.

Sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30.

Nesër të gjitha mbyllur.

Sot dhe nesër do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

M.C

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + eleven =