Home / Aktualitet / Koronavirusi/ Rekord viktimash në Hungari

Koronavirusi/ Rekord viktimash në Hungari

Hungaria raportoi të martën për rekord viktimash nga koronavirusi, gjë që detyroi kryeministrin Viktor Orban të shtyjë rihapjen e ekonomisë së vendit.

Hungaria e ka tejkaluar Republikën Çeke si vendi me shkallën më të lartë të vdekshmërisë për kokë banori, në shtatë ditët e kaluara.

Ky vend i Evropës qendrore raportoi të martën për 252 viktima, shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, pranverën e kaluar.

“Lidhur me datën e rihapjes (së ekonomisë), mund të themi se, përpara se të gjithë njerëzit mbi 65 vjeç të mos vaksinohen, ne nuk mund të rihapemi, sepse kjo do të krijonte telashe”, tha Orban në një video-mesazh të postuar në Facebook.

Më herët, Orban ka planifikuar të rihapë ekonominë në faza, nisur nga fundi i këtij muaji.

Izolimi i pjesshëm ka hyrë në fuqi qysh në nëntor dhe më pas është zgjeruar me mbylljen e shkollave dhe kopshteve.

Të hënën dhoma mjekësore e Hungarisë iu bëri thirrje njerëzve që t’i kufizojnë blerjet në një herë në javë, nëse është e mundur, të shmangin transportin publik dhe të shtyjnë çdo udhëtim jothelbësor.

Në total, Hungaria, vend me 9.7 milionë banorë, ka regjistruar mbi 586,000 raste me koronavirus dhe mbi 18,000 viktima.

Hungaria është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka blerë dhe po përdor vaksina kineze ose ruse kundër koronavirusit, pasi dërgesat nga furnizuesit perëndimorë janë vonuar.

Check Also

Për Selajdin Gashin

Nga Enver ROBELLI- Pandemia e ka nxjerrë nga binarët jetën sociale. Se çka domethënë kjo, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 4 =