Home / Aktualitet / Koronavirusi prek bluzat e bardha në Elbasan, infektohen edhe 1 mjek pediatër e 1 infermier

Koronavirusi prek bluzat e bardha në Elbasan, infektohen edhe 1 mjek pediatër e 1 infermier

Pesë persona të tjerë janë konfirmuar si të infektuar me Covid-19 në Elbasan. Mësohet se mes të infektuarve ka edhe staf mjekësor, përkatësisht 1 infermier dhe 1 mjek pediatër.

Gjithashtu, raportohet se është infektuar me COVID-19 edhe një polic.

Dy ditë më parë pavijoni i Gjinekologjisë u mbyll pasi rezultuan pozitiv për Covid-19 katër infermiere. Pas mbylljes, pacientët dhe personeli i këtij pavioni u transferuar në një tjetër ambient të qendrës spitalore, por sot pesë të tjerë kanë rezultuar të infektuar.

Bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri

Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi, shkon në 83 numri i viktimave.

Po kështu janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete. Në spitalin infektiv janë 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë.

Check Also

Franca futet në karantinë/ Kaos në Paris, qytetarët dynden në dyqane dhe largohen nga qyteti përpara mbylljes

Parisi është ‘pushtuar’ nga makinat vetëm pak orë para se të ndodhte bllokimi i ri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 5 =