Home / Aktualitet / Koronavirusi/ Pandemia bëhet shqetësuese për Italinë, zgjaten masat kufizuese

Koronavirusi/ Pandemia bëhet shqetësuese për Italinë, zgjaten masat kufizuese

Kryeministri Mario Draghi nënshkroi sot dekretin e ri të Presidentit të Këshillit të Ministrave (DPCM) i cili dikton masat për të luftuar pandeminë dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

DPCM do të jetë në fuqi nga 6 Mars deri më 6 Prill 2021 dhe konfirmon ndalimin tashmë në fuqi të lëvizjes midis rajoneve të ndryshme ose provincave autonome, me përjashtim të udhëtimit për arsye pune, shëndetësore ose nevoje.

Gjithashtu, shkollat ​​në zonat e përcaktuara me rrezik të lartë, të njohura si zona të kuqe, duhet të mbyllen”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Italia po regjistron sërish rritje të rasteve ditore, rreth 20 mijë raste në ditë, gjë e cila ka shqetësuar autoritetet atje, duke i shtyrë të marrin këto masa. Italia ishte një ndër vendet më të goditura në fillimin e pandemisë vitin e shkuar, ku spitalet ishin pothuajse plot me pacientë.

Check Also

“Kush o komunist këtu oooo të djathtë?” Rama me tone të ashpra nga Durrësi

Rama: Kanë gjë të bukur këta se thonë se jam anti-komunist se më kanë dërrmu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =