Home / Aktualitet / Koronavirusi nuk ndal as trafikun e drogës në Durrës! Kapet kokainë e heroinë, tre në pranga

Koronavirusi nuk ndal as trafikun e drogës në Durrës! Kapet kokainë e heroinë, tre në pranga

Policia e Durrësit ka goditur një grup shpërndarësish të drogave të forta, duke sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi të konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Policia thotë se janë vënë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike). Në pranga kanë përfunduar shtetasit:

E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe poseduesi i lëndës narkotike).

F. K., 20 vjeç, shpërndarësi i lëndës narkotike, si dhe M. M., 20 vjeçe, banues në lagjen nr. 18, Durrës, bashkëpunëtore e shpërndarësit të lëndës narkotike.

Sic njofton policia, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

28-vjeçari me inicialet E. Ç. siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte shtetasin F. K., i cili ndihmohej nga shtetasja M. M.

Lëndën narkotike, shtetasi F. K. e shiste në qytetin e Durrësit, me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një dozë.

Gjatë operacionit shtetasi F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.

Nga kontrolli fizik dhe kontrolli i banesave të këtyre shtetasve u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

244 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 11 doza;

239 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe 5 doza;

2 peshore elektronike;

Një shumë e konsiderueshme parash (rreth 5 milion lekë të vjetra), e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe një biçikletë që përdorte shtetasi F. K., për të shpërndarë lëndën narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

M.C

Check Also

Ditën e Bajramit u martua me një vajzë 50 vite më të re, shkarkohet kreu i bashkisë islame në Maqedoninë e Veriut

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi u shkarkua disa ditë pasi u martua me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + seventeen =