Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka postuar një video në rrjetin e saj social Facebook, me thirrjen e Dr. Saimir Cenameri.
Ky i fundit përsërit thirrjen për të pasur kujdes nga virusi që ka pushtuar botën, pasi sipas lufta ende nuk ka mbaruar.
Distancimi fizik, larja e duarve dhe mbajtja e maskës, janë këshillat që ai rithekson për t’u mbrojtur nga Covid-19.
“Lufta vazhdon. Të jemi të kujdesshëm në zbatimin e masave, për mbajtjen e maskave, për ruajtjen e distancimit fizik, për larjen e duarve.”
Ju lutem dëgjoni thirrjen e Dr. Saimir Cenameri nga Materniteti “Koço Gliozheni”,” shkruan Manastirliu, ndërkohë që më poshtë është fjala e Cenamerit.
“Ju falenderoj për përkushtimin e kujdesin që keni treguar, ne si person shëndetësor dhe ju. Lufta vazhdon, jini të kujdesshëm në zbatimin e porosive të komitetit teknik në lidhje me mbajtjen e maskave, distancimin fizik dhe lajren e duarve, që janë porosi që ju janë dhënë e do ju jepen dhe në vazhdim. Së bashku do ja dalim, lufta vazhdon,” shprehet ai.
🔴#COVID19“Lufta vazhdon. Të jemi të kujdesshëm në zbatimin e masave, për mbajtjen e maskave, për ruajtjen e distancimit fizik, për larjen e duarve.”Ju lutem dëgjoni thirrjen e Dr. Saimir Cenameri nga Materniteti “Koço Gliozheni” 🙏🏼#VendoseMaskën😷#TëNdihmojmëEkipetMjekësore🤜#COVID19🤛
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Dienstag, 11. August 2020