Home / Aktualitet / Koronavirusi në radhët e qeverisë, ministri Niko Peleshi rezulton pozitiv

Koronavirusi në radhët e qeverisë, ministri Niko Peleshi rezulton pozitiv

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, lajm ky i njoftuar nga vetë ministri në rrjetet sociale.

Peleshi shton se fatmirësisht ka simptoma të lehta dhe është karantinuar në shtëpi nga ku dhe po ushtron detyrën e tij.

“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.

Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.

Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave,  por duhet të bëjmë durim edhe pak.

#MbajMaskën “, shkruan Peleshi.

Check Also

Protesta në Shkup, 8 protestues të arrestuar, 7 policë të lënduar

Marshi i protestuesve është ndaluar tek Mavrovasja pasi ka hasur në një kordon të policisë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =