Home / Aktualitet / Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 19 viktima dhe 541 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 19 viktima dhe 541 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 19 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 541 raste të reja në Maqedoninë e Veriut.

Sipas statistikave të fundit rezulton se rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 290, Prilep – 43, Tetovë – 22, Ohër – 21, Gostivar – 19, Kavadar, Manastir dhe Gjevgjeli nga 16, Veles – 15, Shtip dhe Strumicë nga 13, Resnjë – 12, Negotinë – 10, Kumanovë – 7, Bogdanci – 5, Koçan dhe Sveti Nikollë nga 4, Strugë, Probishtip dhe Demir Kapi nga 3, Vallandovë dhe Pehçevë nga 2, Kërçovë dhe Radovish nga 1.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë konfirmuar të shëruar 521 pacientë nga koronavirusi.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 112.646, numri i pacientëve të shëruar është 97.687, mes të cilëve kanë humbur jetën 3.319, pacientë.

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − two =