Home / Aktualitet / Koronavirusi/ Ja tre qytetet më të prekura nga COVID-19 në Shqiperi

Koronavirusi/ Ja tre qytetet më të prekura nga COVID-19 në Shqiperi

Tirana rezulton të jetë qarku më i prekur nga COVID, i ndjekur nga Durrësi dhe Fieri, ndërsa Dibra është qarku me më pak të infektuar.

Konkretisht në Tiranë raportohen 6797 raste aktive të COVID, ndërsa në Dibër, 142 raste. Edhe Kukësi dhe Gjirokastra, rezultojnë mes qarqeve më pak të prekura.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6797
Durrës 1170
Fier 1005
Korçë 819
Shkodër 821
Elbasan 730
Vlorë 614
Lezhë 616
Berat 419
Gjirokastër 392
Kukës 329
Dibër 142

Situata në spitalet COVID

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit kanë humbur jetë 7 persona, dhe kanë rezultuar pozitiv me COVID 532 të tjerë.

Check Also

OBSH jep lajmin e mirë: Bie numri i infeksioneve në Europë dhe botë

Javën e kaluar, Europa dhe bota, pa për herë të parë një rënie në numrin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 4 =